24,04,2025

Harxhohen rezervat, vihen në pikëpyetje pensionet

Must Read

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi për Tribuna Channel ka shprehur shqetësimin lidhur me mungesën e mjeteve financiare  për këtë muaj.

Ai ka thënë se rezervat shtetërore kanë rënë në zero dhe për tre muajt e ardhshëm duhet të bëhet një zgjidhje e përkohshme.

Abrashi thotë se mundësia për zgjidhje është që mjetet të merren nga ministritë e tjera ose edhe nga komunat, që të bëhet një zgjidhje e përkohshme.

E Fondi Monetar Ndërkombëtar, në një përgjigje për Tribuna Channel thotë se janë në konsultime me qeverinë e Kosovës në mënyrë që  skema e veteranëve të luftës të bëhet më të përshtatshme dhe të drejtë.  FMN thotë se ka shumë mundësi që përmes reformave të arrihen objektivat e synuara.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Paraburgim ndaj shtatë  të dyshuarëve për  veprën penale në bashkëkryerje vrasja e rëndë

Ferizaj, 22 prill 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img