Ferizaj.28.05.2017. Dega e AAK-së në Ferizaj ka bërë të ditur se lideri i këtij subjekti politik dhe kandidati i nominuar për Kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma,Ramush Haradinaj nesër (29.05.2017 ora 17:30) do të organizoj një takim me qytetarë të Ferizajt.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dega në Ferizaj, fton të gjithë qytetarët e Komunës së Ferizajt në takimin e organizuar me Liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, si dhe njëherit Kryeministër i Ardhshëm i Republikës së Kosovës z.Ramush Haradinaj, i cili do të vjen në një vizitë në qytetin e Ferizajt, për të mbajtur një bashkëbisedim në ambient të hapur me qytetarë, ku do të bashkëbisedohet për temat aktuale të vendit tonë.Takimi organizohet para Bibliotekës së Qytetit të Ferizajt “Sadik Tafarshiku”.” thuhet në njoftimin lëshuar nga zyra për informim e këtij subjekti politik.