08,01,2025

Haradinaj s’mund të gjykohet për të njëjtat akuza

Must Read
Ramush Haradinaj

“Haradinaj është rast i vecantë, sepse është arrestuar dy herë për të njëjtat gjëra për të cilat është shpallur i pafajshëm. Me të drejtën ndërkombëtare, askush s’mund të gjykohet dy herë për akuzat për të clat është shpallë i pafajshëm, përvec nëse ka fakte të reja”.

Në një intervistë dhënë për emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova, Puka është shprehur se tani në cështjen Haradinaj do të përfshihet edhe qeveria franceze.

“Lirimi me kusht është zëvendësim i masës dhe si kusht i tij është të qëndrojë në shtetin franez dhe të paraqitet te autoritetet e shtetit francez. Gjatë kësaj periudhe, Haradinajt i duhet të qëndrojë në Franë dhe qëndrimi I tij atje kërkon një procedurë mikes ku përfshihet edhe Ministria e Punëve të Brendshme”.

Ai ka thënë se nuk ka një model të caktuar që ndiqet në rastet e kërkesave për ekstradim, ngase sipas të drejtës ndërkombëtare, secila nga to shqyrtohet në mënyrë të veçantë.

“Cështja e ekstradmit është cështje e vlersimit të shtetit në cdo rast konkret, edhe në këtë rast Franca e ka obligim shtetëror që ta shqyrtojë këtë rast. Institucionet kosovare duhet të komunikojnë me autoritetet nërkombëtare për problemin e urdhërarresteve te Serbisë për qytetarët kosovarë”.

“Rasti i Haradinajt e të tjerat të ngjashëm me të, janë probleme juridike e më pas politike”.

Ramush Haradinaj, ish kryeministër dhe kryetar i AAK-së, është liruar me kusht të enjten nga gjykata franceze e Colmanit, pasi ishte arrestuar me 4 janar në aeroportin e Baselit në Francë.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Një i vdekur e 34 të lënduar nga aksidentet që ndodhën javën e kaluar në rajonin e Ferizajt

Policia në Ferizaj ka njoftuar se javën e kaluar kanë ndodhur 66 aksidente trafiku: një person i vdekur dhe...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img