26,12,2024

Haradinaj prokurorit serb që kërkoi dërgimin e Ramushit në Hagë: Pushka top t’u bëftë

Must Read

“…ata prokuror dhe ai regjim atje janë mbetje të Millosheviqit, dhe nuk i komentoj hiç. Ju them që pushka top ju bëftë dhe se me të njëjtën monedhë do t’ua kthejmë”, u shpreh Daut Haradinaj për gazetën express.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, ka dalur edhe kundër vazhdimit të dialogut me Serbinë, ku nesër do të takohen liderët institucional të Kosovës dhe Serbisë

“Jam i sigurt se vet krerët e shtetit në këtë rast, kryeministri dhe vet presidenti do ta shtyjnë dialogun e nesërm. Mendoj se është i panevojshëm, i vonshëm dhe udhëheqësit tanë duhet ta kuptojnë këtë gjë. Ata duhet ta kuptojnë se nuk duhet të diskutohet në emër të popullit kur i madh e i vogël janë kundër tij”, ka thënë ai.

“Megjithatë unë prap e them se vazhdimi i dialogut është humbje për Kosovën. Nuk është hera e parë që liderët tanë po ulën në një tavolinë me liderët serb. Unë nuk mendoj që është në pyetje Haradinaj, sepse ai është një qytetarë i Kosovës rasti i të cilit fatkeqësisht nuk është trajtuar siç duhet nga qeveritarët tanë”,  përfundoi Daut Haradinaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img