14,11,2024

Haradinaj për dialogun: Figurative kush e udhëheqë, vija e kuqe është Kushtetuta

Must Read

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se sot është hera e parë që Qeveria e ka përgatitur raportin për Parlamentin dhe për publikun që tregon për sfidat dhe të arriturat në zbatimin e marrëveshjeve nga dialogu në Bruksel.
Ai në konferencën pas mbledhjes së Qeverisë ka thënë se Kosova ka interes që të zbatohen marrëveshjet e arritura në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.
“Marrëveshjet janë të zbatuara pjesshëm, disa fare si Marrëveshja e Energjisë. Zbatimi i këtyre marrëveshjeve është në interes të Kosovës edhe ne jemi të interesuar të zbatohen marrëveshjet”.
“Tani e ndjejmë si shumë urgjente çështjen e Marrëveshjes së Energjisë. Palët në këtë rast, Serbia dhe Kosova, kanë pozicionet dhe shpjegimet e veta”.
Haradinaj ka thënë se ky raport tregon gjendjen reale të të arriturave, shkallës së zbatimit të marrëveshjeve dhe sfidave në këtë proces.
Ai ka folur edhe për pengesat që Serbia po i bën Kosovës në rrafshin ndërkombëtar.
“Serbia nuk ka marrë obligim të mos na pengojë në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare por vetëm në iniciativa rajonale”.
“Është e pakuptimtë qasja e tyre në pengimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe në të njëjtën kohë ulja në tavolinë (dialog) – këtu duhet ose njëra ose tjetra”.
“Është e papranueshme ndërhyrja, kërcënimi, shantazhet dhe të gjitha veprimet që ndërmarin ndaj qytetarëve serbë të Kosovës, pjesëtarë të FSK-së”.
“Lista është e gjatë e veprimeve të papranueshme që bën Serbia në Kosovë. Dalja nga kjo gjendje është dakordim i parimeve të dialogut dhe ne i kemi përcaktuar ato si Kosovë – nuk ka as ndarje, këmbim territoresh dhe as lëvizje kufijsh Kosovë-Serbi”.
“Nuk ka defunksionalizim të tipit ‘Republika Srpska’, nuk ka destabilizim se nuk ka logjikë dialog dhe destabilizim, dialog dhe normalizim po. Dialogu nuk ka alternativë”.
Haradinaj ka folur edhe për (mos) unitetin politik lidhur me dialogun me Serbinë, njofton Klan Kosova.
“Kemi një pajtim institucional – presidenti, kryeparlamentari, kryeministri dhe partitë politike në Qeveri, jemi në konsulta të vazhdueshme të përbashkëta”.
“Unë po ashtu kam bërë disa komunikime dhe jam në komunikim intensiv me partitë tjera opozitare, duhet të shkojmë me kujdes”.
“Është temë nacionale, do të jetojmë më efektet e kësaj teme që të gjithë, si pozitë, si opozitë – edhe ata që jetojnë sot, edhe ata që do të lindin nesër”.
“Është me rëndësi t’i ikim ‘shablloneve’ të zakonshme. Nuk guxojmë të bëjmë gabime në një situatë si kjo”.
Ai është shprehur optimist se do të ketë lëvizje pozitive nga partitë politike në këtë drejtim duke shtuar se ka sinjale pozitive nga LDK-ja dhe PSD-ja, por që ka thënë se nuk ka biseduar akoma me Albin Kurtin për të parë pikëpamjet e tij dhe Vetëvendosjes.
“Nuk duhet të pritojmë të ulemi të gjithë për këtë temë, që të gjithë. Bashkësia Ndërkombëtare po gjen mënyra që të bëhet bashkë, Amerikë dhe Evropë. Si ka mundësi që ne për vete mos të gjejmë mënyrën si të bëhemi bashkë?”.
I pari i ekzekutivit ka thënë se është ‘figurative’ se kush e udhëheqë dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel.
“Figurative është kush është, a është presidenti, kryeministri ose kryeparlamentari, në fund është figurative. Tema është e Kosovës, është e këtij populli. Ne jemi të përkohshëm, ndërrohemi të gjithë – president, kryeministër, kryeparlamentar por këto tema mbesin përjetësisht për Kosovën”.
Haradinaj ka thënë se në këtë proces ka edhe vija të kuqe dhe kushdo që i shkel do të përballet me pasojat.
“Janë shkarkuar presidentë për shkak se kanë shkelë Kushtetutën. Ne kemi vija të kuqe, kemi Kushtetutë të vendit, jemi të shpallur shtet, kemi territor dhe nëse dikush del jashtë këtyre, ju e dini, është shkarkuar presidenti dy herë”.
“E kuptoj idenë që të nxjerrim vija të kuqe parimore por kemi kontratën nga e cila nuk guxojmë të dalim asnjëri nga ne, është Kushtetuta e vendit” , njofton Klan Kosova..
“Konsensusi politik i brendshëm nuk është vetëm t’i mbrojmë vijat, është ta afirmojmë të drejtën tonë, ne jemi të shpallur shtet, kemi Kushtetutën e cila është kontrata jonë”.
“Deklarata e shpalljes së Pavarësisë ka nënshkrimet – është kontrata jonë mbi të cilën ekzistojmë. Kushdo që e shkel, e ‘ditme’”.
 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img