Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë pas takimit me Komisionarin e BE-së, Johannes Hahn se ende ka shpresë se Kosova mund të hyjë në agjendë për votimin të liberalizimit të vizave.
“Ne kemi mbajtur shpresë dhe mbajmë shpresë që mund të ndodhë që të hyjmë në agjendë e këshillit të ministrave megjithatë te BE ka skepticizëm”, ka thënë Haradinaj, njofton Klan Kosova.
Sa i përket taksës 100%, Haradinaj ka thënë: “Ai [Hahn] kërkonte një zgjidhje për gjendjen e krijuar me taksën. Ia dhashë shpjegimet se zgjidhja ekziston, se ekziston mundësia e një marrëveshje për zgjidhjen për njohje, ku do të përfshihet edhe tregtia e lirë”.
“Poashtu ne do të respektojmë vendimin e Qeverisë dhe ky vendim mund të anulohet me rastin e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia”, ka thënë Haradinaj në konferencë.