01,11,2025

Haradinaj paralajmëron rritjen e pagave për sektorin e shëndetësisë

Must Read

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, pas një takimi që ka pasur sot me përfaqësuesit e institucioneve shëndetësore dhe të komunitetit të mjekëve, ka paralajmëruar rritjen e pagave për këtë kategori.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se së bashku me drejtuesit e sektorëve shëndetësorë ‘jemi mobilizuar për paga të dinjitetshme, ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme dhe avancimin e ligjeve në këtë fushë’.

Postimi i plotë:

Qeveria e Kosovës do t’ia kthejë integritetin sistemit të shëndetësisë, duke ngritë cilësinë e shërbimeve.

Së bashku me drejtuesit e sektorëve shëndetësorë jemi mobilizuar për paga të dinjitetshme, ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme dhe avancimin e ligjeve në këtë fushë.

Mjekët janë heronjtë e Kosovës dhe e kemi detyrë t’ua kthejmë dinjitetin. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Ferizaj, 31.10.2025Më datë 30.10.2025, rreth orës 22:00, Policia Rajonale në Ferizaj ka pranuar një informacion për një rast të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img