17,11,2024

Haradinaj: Pagën minimale do ta bëjmë 200 euro, do të jepen edhe shtesa për fëmijë

Must Read

Ferizaj.29.05.2017. Kryetari i AAK-së dhe i nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj ka mbajtur një tubim me qytetarë dhe anëtarë të partisë që drejton ai.

Para ferizajasve Haradinaj e ka nisur fjalimin duke shpjeguar se çka nënkupton shteti.
Haradinaj para qytetarëve ferizajas ka garantuar edhe rritje të buxhetit dhe projekte të punësimit për të rinj.
“Do të fillojnë shtesat për fëmijë . Pagat minimale do të jenë 200 euro. Do të rriten pensionet dhe do të llogaritet stazhi i punës sepse është ndërpre dhunshëm” ka thënë Haradinaj..
Haradinaj foli edhe për aleatët e popullit të Kosovës të cilët tha se duhet të bashkëpunojmë me ta sepse na ndihmuan atëherë kur më së shumti kishim nevojë.
“Kam ditë të them JO edhe do të them Jo, por kurr s’do të lëndojmë miqtë tanë sepse kem nevojë për miq” ka thënë Haradinaj.

Ndërsa kryetari i AAK-së dega në Ferizaj Xhavit Zariqi, njëherit kandidat për deputet për zgjedhjet e 11 Qershorit para liderit të AAK-së dhe kandidatit të nominuar për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma,Ramush Haradinaj, ka paraqitur kërkesat e qytetarëve të Ferizajt të cilat sipas Zariqit ka kohe që folet e përfolet por asnjëherë nuk u realizuan.
“Ferizaj kërkon përfundimin e projektit te Ibër-Lepencit si dhe projekti i hekurudhës i cili shumë herë u fol por asnjëherë nuk u realizua.Si edhe projekti i Spitalit të Ferizajt i cili me vite po zhagitet. Projekt me rëendësi është edhe trajtimi i ujërave të zeza i cili ende nuk është realizuar dhe Ferizaj me vite po përballet me këtë problem” ka thënë Zariqi

Më pas Haradinaj u është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve dhe ka biseduar për problemet dhe hallet që po përballen qytetarët e Ferizajt.

Kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma thotë se nuk do të lejohen lëvizje të cilat në emër të fesë shtyjnë axhenda të dyshimta për shkatërrimin e vendit.

“Nuk muj edhe s’kam me u pajtu najherë le lëvizje gjoja në emër të fesë që kanë axhenda tjera që na e shkatërrojnë këtë vend”, tha Haradinaj.

“Kushdo prej imamëve, kushdo prej udhëheqësve të tjerë që kujtojnë se po bëjnë diçka tuj çu fminë tonë në skej të dyjesë me dekë marre ju koftë, marre ju koftë atyne. Kushdo prej tyre që mendojnë se ne jemi qaq budallë sio popull e që dojnë me na ndërru për pak vjet, e kanë gabim”, theksoi Haradinaj në takim me qytetarët e Ferizajt.

Thotë se duhet respektuar të gjitha fetë në vend, por se për të në radhë të parë është shqiptaria.

“Unë dashninë e parë e kam shqiptarin, pra muj me dashtë shumëçka tjetër por nuk di me u identifiku me diçka përpara se me u identifiku si shqiptar. Unë nuk muj me thanë jam veç myslimanë ose jam veç katolik ose jam veç ortodoks ose jam veç me sheh. Jam veç shqiptar. Kur them jam shqiptar unë vërtetë ndihna mirë me fetë e shqiptarit, me islamin tradicional shqiptar, pra kam respekt për këtë. Kam respekt për besimtarët e devotshëm, për Imamët e devotshëm e atdhetarë”, theksoi ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img