22,12,2025

Haradinaj nuk shkon në Speciale

Must Read

Kështu ka thënë për “Zërin” Arianit Koci, avokat i Haradinajt, i cili ka vlerësuar se Serbia është duke e zvarritur procesin, megjithatë siç ka thënë ai, shumë shpejt pritet që i pari i AAK-së të kthehet në Kosovë.

Nga ana tjetër, përfaqësues të këtij subjekti kanë vlerësuar se Serbia pa kurrfarë fakti po i stërzgjat procedurat qëllimisht, që ta dëmtojë ish-kryeministrin në fjalë.

Milan Petroviq, kreu i Prokurorisë për Krime të Luftës në Serbi, tha para pak ditësh se ka gjasa që Haradinaj të ekstradohet në Gjykatën Speciale. Petroviq tha për “Deutsche Welle”-n se një mundësi e tillë ekziston sado që kjo gjë nuk është përmendur në publik.

Kurse Arianit Koci, avokat i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se deklarata e Milan Petroviqit, udhëheqësit të Prokurorisë Speciale për Krime Lufte në Serbi, se Haradinaj do të ekstradohet në Gjykatën Speciale nuk është e vërtetë.

“Ai për ‘Deutsche Welle’-n ka deklaruar se z. Haradinaj mund t’i dorëzohet Gjykatës Speciale të posaformuar dhe se, sipas tij, po parafrazoj, ky opsion është i mundshëm dhe çdoherë po përmendet më shumë. Kjo natyrisht nuk është e vërtetë”, ka deklaruar ai për Zërin”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këto vende të Ferizajt do të mbesin pa rrymë nesër (e Hënë, 22.12.2025)

KEDS ka njoftuar se disa zona në Ferizaj do të mbesin pa energji elektrike nesër, për shkak të punimeve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img