23,11,2024

Haradinaj: Nuk do të ketë vija të kuqe për asnjërën nga partitë parlamentare

Must Read

haradinaj2

Ramush Haradinaj, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është i ftuar në Zonën B të Klan Kosovës.

Ai tregon edhe arsyet pse është kandidati më i mundshëm për kryeministër.

“Shumë thjesht mundem me qenë ndonjë kandidat serioz. Thaçi u bë president, për Mustafën nuk mendoj kush se e merr një mandat ka met kush kujt mundet me i bë garë”.

“Ka mbet Ramush Haradinaj prapë nuk na u heq qafe”. “Mos u trembni burra, se prapë nuk jua marrë punën”.

Ndërsa Haradinaj ka thënë se nëse do të ishin fitues të zgjedhjeve me opsionin e tyre nuk do të kishin vija të kuqe për asnjë nga partitë parlamentare.

“Si fitues të zgjedhjeve nuk do të vëmë vija të kuqe për asnjërën nga partitë parlamentare. Kur voton qytetari nuk vëmë vija të kuqe”.

“E para nuk mendoj se mund të bashkëpunoj me ndonjë individ, në rast se kam ndonjë mundësi politike me i ndihmu Kosovës për ndryshim do ta shfrytëzoj nuk po shkoj nga ndryshimi që Albini po e ofron nuk po shkoj nga opsioni që Veseli po e ofron, unë po mendoj se opsioni që e kemi nis është një opsion me bashku një opsion për fitore që buron nga opozita”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img