14,07,2025

Haradinaj: Ngrohje për Prishtinën, ujë për Ferizajn

Must Read

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ftuar në takim komunitetin e biznesit, në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës, me qëllim të prezantimit të projekteve konkrete që do të paraqiten në takimin e radhës të BERZH-it.

Haradinaj para se të nisë ky takim, përmes një statusi në Facebook ka thënë se sot do të vendoset për financimin e rritjes së kapaciteteve të Ngrohtores së Qytetit të Prishtinës si dhe për financimin e projektit për furnizimin me ujë në Ferizaj, njofton Klan Kosova.

Më poshtë statusi i tij i plotë:

Kosova me ekonomi të qëndrueshme: Ngrohje për Prishtinën, ujë për Ferizajn

Nuk do të ndalem asnjë çast së punuari për zhvillimin ekonomik të vendit tonë!

– Sot, marrim vendime për programin e reformave në ekonomi.
– Do të vendosim për financimin e rritjes së kapaciteteve të Ngrohtores së Qytetit të Prishtinës me vlerë deri në 10 milionë euro. Kjo ndikon direkt në përmirësimin e cilësisë së ajrit.
– Financimi i projektit për furnizimin me ujë në Ferizaj!
– Do t’i takoj sot përfaqësuesit e bizneseve dhe Odën Ekonomike. Po bëhemi gati për Konferencën e BERZH-it në Londër, ku bizneset nga Kosova do të aplikojnë për projektet e mëdha.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

IPK suspendon zyrtarin policor me dyshime për kanosje dhe sulm ndaj një të mituri në Ferizaj

Fillimisht Policia e Kosovës kishte pranuar informacion më datën (13.07.2025) për një incident në një fshat të Ferizajt  ku...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img