24,10,2025

Haradinaj konfirmon vizitën te Mustafa, tregon edhe arsyen

Must Read

Mediat kanë raportuar se sonte kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka qëndruar për vizitë në shtëpinë e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, për të marr pjesë në mbledhjen e kryesisë së kësaj partie.
Këtë vizitë, por jo për të marr pjesë në mbledhje të kryesisë e ka konfirmuar kryeministri Ramush Haradinaj.
Ai në një prononcim për Indeksonline ka thënë se sot në mbrëmje ishte në shtëpinë e Mustafës, ku qëndroi për një orë.
“Sot nga ora 19:00 deri në 20:00 kam qenë në vizitë te familja e kryetarit Isa Mustafa. Aty ishin edhe Lutfi Haziri, Agim Veliu, Ismet Beqiri, Kujtim Shala, Avdullah Hoti”, ka thënë Haradinaj.
Kujtojmë se mediat raportuan që Kryesia e LDK-së është mbledhur pas deklaratave të anëtarëve të saj lidhur me mbështetjen apo kundërshtimin e presidentit Hashim Thaçi për të udhëhequr dialogun me Serbinë. /Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img