11,09,2025

Haradinaj, kolegëve deputetë: Bëni shërbim atdheut, pengoni demarkacionin

Must Read

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, i ka bërë thirrje kolegëve të tij deputetë që të votojnë kundër marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

“Veprimet e fundit po deshmojnë se dielli nuk mbulohet me shoshë! Debati publik i 3 gushtit e deshmoi të vërtetën se demarkacioni është i i pasaktë dhe i dëmshëm për territorin e Kosoves!”, ka thënë Haradinaj nëpërmjet një komunikate.

“Kolegët deputetë e kanë shansin historik, që me votën e tyra t’ia bëjnë një shërbim atdheut dhe ta pengojnë këtë të keqe për Kosovën. Kjo pavarësisht veprimeve që po ndodhin e që janë tepër të çuditshme!”, ka theksuar Haradinaj.

“Çdo veprim që po ndodhë nuk e zbehë të vërtetën per kufirin. Unë besoj në votën e kolegëve të mi deputetë, dhe e di që heret a vonë, forca e ligjit do të bjerë mbi ata që me veprimin ose mosveprimin e tyre,po e tjetersojnë këtë kauzë të shenjtë për Kosovën!”, përfundon komunikata e Haradinajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img