Haradinaj: Kanë filluar hetime ndaj KEDS’it, nuk tolerohen ndërprerjet e rrymës

Date:

spot_imgspot_img

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur sot se është duke u hetuar KEDS-i për shkak të mos furnizimit të rregullt me energji elektrike të qytetarëve të Kosovës.

Ai ka thënë se fillimisht është takuar me zyrtarët e lartë të KEDS-it, KOSTT-it, KEK-ut dhe të ZRRE-së lidhur me mungesën e madhe të energjisë elektrike.

Haradinaj ka thënë se u ka bërë të qartë se nuk tolerohet që në emër të defektit të ketë ndalje të energjisë elektrike me orë të tëra.

“I kam ftuar para tri dite pikërisht për këtë [mungesën me energji elektrike v.j] sepse ka ekzistuar njëfarë praktike me ia lënë fajin njëri-tjetrit. Për këtë ftova edhe KEDS-in edhe ata që kishin ardhur nga Ankaraja dhe Stambolli, por edhe këta në Kosovë. Pastaj ftova KEK-un, KOSTT-in kemi pasur edhe ZRRE-në, pra që të gjithë kanë qenë”.

“Kemi biseduar si me ju qas më tej punës. KEDS-it duhet të bëjë kujdes të madh se kontrata e obligon me furnizua me energji elektrike. Nuk bën që në emër të defektit mos me e furnizua qytetarin se është çmimi i shtrenjtë atje ku blihet. Këto janë si ta quaj obligime sepse i ke marrë obligime me kontratën”, ka deklaruar Haradinaj, për Insajderin.

Më tej ai ka thënë se për shkak të kësaj çështje është duke u interesuar Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit.

“Nuk qenë në pushtet kur është bërë kjo marrëveshje, apo kur është privatizuar distribucioni. Prej kohës kur e kam marr detyrën i kam trajtuar me respekt por edhe kam kërkuar të respektohet”.

“Nëse nuk respektohet prishen marrëdhëniet sepse nuk mund ta heshti faktin që në vendin tim të ndalet rryma me orë të tëra. Kam dëgjuar që ka ndodh një interesim edhe i Prokurorisë edhe i Policisë hetuese. Pra për këto ndërprerje. Nëse eventualisht krijohen probleme duhet me e rishikuar këtë marrëdhënie”, ka deklaruar Haradinaj.

 

Subscribe

- Never miss a story with notifications

- Gain full access to our premium content

- Browse free from up to 5 devices at once

Latest stories

spot_img

Related stories

Vetëm gjatë këtij viti janë konfiskuar mbi 13 mijë patentë shoferë

Vetëm brenda 11 muajve të vitit 2025 mbi 13...

​SBAShK paralajmëron grevë nëse nuk ka dialog me MAShT-in deri në shtator

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK),...

Vrasja e Enver Bajraktarit, i arrestuari pranon fajin

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se i arrestuari...