15,12,2025

Haradinaj: Ju garantoj se nuk rrezikohet territori i Kosovës

Must Read

Ramush Haradinaj, me të nisur seanca, ishte i pari që mori fjalën e tij. Ai tha se vota pro kësaj Marrëveshjeje është vota për të ardhmen e qytetarëve. Tha se duke votuar pro nuk rrezikohet territori i Kosovës

Ai e ka paraqitur para deputetëve Projektligjin për Marrëveshjen.

“Jam i bindur se marrëveshja mes dy presidentëve është që të korrektojnë gabimet e bëra.

Vota pro këtij ligji është votë për perspektivën dhe për liri të lëvizjes. Ju garantoj se ratifikimi i këtij ligji nuk e rrezikon territorin e Kosovës, vendimi është në dorën tuaj, sot vota juaj është e ardhmja e qytetarëve.

Sot është tentimi i katërt i Kuvendit të Kosovës, që brenda këtij viti të kalojë Marrëveshja për Demarkimin e kufirit me Malin e Zi. Ndërsa të pranishëm në sallë janë 85 deputetë. /Express

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Tërmet në Kosovë në orët e hershme të mëngjesit

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në orët e hershme të mëngjesit në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img