27,12,2024

Haradinaj i bindur: Ushtria dhe vizat, brenda vitit!

Must Read

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka cilësuar fundin e këtij viti si afat optimal për lëvizje pa viza nëpër vendet e Bashkimit Evropian.
Haradinaj ka deklaruar se Kosova i ka zbatuar kriteret, dhe tani gjithçka është në dorën e institucioneve të BE-së.
“Raporti për vizat e nis procesin, etapa tjetër është në Parlament dhe pastaj në Këshill të ministrave. Kur e kalojmë të parën, vazhdojmë me tjerat. Duhet të jemi të fokusuar mi kry punët e shtëpisë, por edhe me komuniku me institucionet e BE-së. Nuk do të bëjmë eufori deri sa nuk kryhet. Kosova i ka përfunduar kriteret, por duhet të vazhdojmë të dëshmojmë seriozitet. Vetëm ne jemi përgjegjës”, ka thënë Haradinaj në Tribuna Channel.
“Para vitit të ri do të lëvizim lirshëm, nuk është imagjinare. Por do punë, nuk ka përfunduar asgjë”, ka shtuar ai.
Shefi i ekzekutivit kosovar ka folur edhe për krijimin e Ushtrisë. Ai ka premtuar se ky proces do të marrë fund shumë shpejt.
Haradinaj po ashtu është zotuar se ligji do të kalojë në Parlament me 61 vota si ligjet e tjera.
“Edhe temat e brendshme si Ushtria do të ndodhin.Ka me u kry do të kalojë ligji në Parlament, do të vazhdojmë edhe me FSK-në. Ju e dini që jemi në partneritet me Amerikën”, ka thënë Haradinaj.
Ai komentoi edhe takimin me Milan Radojçiqin, duke thënë se nuk ka asgjë të keqe nga ky takim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img