10,09,2025

Haradinaj fton simpatizantët e AAK-së në Ferizaj të besojnë në fitoren e kandidatit Xhavit Zariqi

Must Read

Ferizaj. 01.10.2017. Në takim me strukturat e AAK-së dega në Ferizaj, Kryeministri i Republikës së Kosovës z.Ramush Haradinaj, u ka premtuar atyre se dinamika e shpejtë e punës në Qeverinë e Kosovës, do të bartet edhe në këtë komunë.

“Kjo nuk është vetëm një qeveri që i dëgjon hallet, por është një qeveri që vepron. Një qeverisje e tillë me këtë dinamikë, jo vetëm që merret me temat që janë akumuluar me kohë, por edhe të avancojë tutje,” është shprehur Haradinaj.

Haradinaj i ka ftuar qytetarët e Ferizajt që të besojnë në fitoren e kandidatit Xhavit Zariqi, pas kalimit në raundin e dytë zgjedhor.

“Ju ftoj në këto zgjedhje ta shtoni vetëbesimin dhe të besoni në fitore. Nuk e keni të pamundur që të hyni në raund dytë, kësaj radhe,” ka vlerësuar Haradinaj.

Në anën tjetër, kandidati për kryetar të Komunës së Ferizajt, z.Xhavit Zariqi, u ka premtuar të pranishmëve në këtë takim se qeveria e udhëhequr nga kryeministri Haradinaj, do të jetë shumë pranë tyre. Ai është shprehur se Ferizaj nën udhëheqjen e tij do të përfitojë në zhvillim ekonomik dhe në përmirësim e jetës së qytetarëve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img