10,02,2026

Haradinaj e quan të rrezikshme idenë për ndarje të territoreve

Must Read

Ai në RTV Dukagjini, ka thënë se prekja e territorit për të nënkupton luftë.

“Ndarja për mua është luftë, unë këtë e them pa hezitim dhe është rrezik me fol për ndarje…”, deklaroi Haradinaj, teksa debatonte për çështjen e shkëmbimit të territoreve.

Sipas tij, kushdo që përmend ndarje do me i sjellë një tragjedi Ballkanit.

“Nuk është mirë me përmend ndarje. Kushdo që e përmend ndarjen, për çfarëdo arsye, e ka gabim, do me i sjellë një tragjedi Ballkanit”, tha ai.

Kryeministri Haradinaj tha se në këto rrethana nuk ka as ndarje as shkëmbim territoresh, pasi situata rrezikohet.

“Nuk ka ndarje, nuk ka shkëmbim territoresh, lëvizje kufijsh, është rrezik, nuk bëhet në këto rrethana”, ka thënë ndër të tjerash i pari i qeverisë së Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Identifikohet dhe arrestohet personi që shkaktoi aksident trafiku dhe u largua nga vendi i ngjarjes në Shtime

Me datën 04.02.2026, rreth orës 18:25, në rrugën magjistrale Shtime–Lipjan, saktësisht në fshatin Davidovc, ka ndodhur një aksident trafiku...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img