27,11,2024

Haradinaj: Demarkacioni me Malin e Zi s’ka lidhje me liberalizimin e vizave

Must Read

Ramush_Haradinaj_367804233_638857_371004_712546-e1457629642879

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj u ka bërë thirrje deputetëve që të mos ratifikojnë marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi, pasi bëjnë gabim të madh.

“Nuk është e lidhur as me liberalizim të vizave dhe as me MSA, pse ne të ngutemi dhe ta quajmë të kryer po një diplomat më ka thënë se derisa komisioni juaj të insiston që kjo është në rregull, ne e kemi të pamundura të intervenojmë”, ka thënë Haradinaj në një video të postuar në facebook.

Haradinaj ia ka bashkangjitur edhe një shkrim të shkurtër kësaj video, ku ka shkruar se në takimin me mbi 300 burra të Rugovës, të cilët ishin bukur të ashpërsuar për demarkacionin me Malin e zi.

“Nuk pati asnjëri prej tyre që nuk tha se kufiri me Malin e zi, nuk ishte shënjuar në dëm të Kosovës dhe në dëm të Rugovës. Ata nuk kërkojnë asgjë më shumë, përpos të gjenden gabimet që janë bërë dhe ta gëzojnë tokën e tyre, për çfarë ka shprehur gatishmëri edhe Mali i zi”, ka shkruar Haradinaj.Telegrafi.com

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img