10,09,2025

Haradinaj: Me largimin e Mogherinit nuk rrezikohemi nga propozimet për ndarje

Must Read

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se Mogherini e ka kryer punën e vet dhe që nga Samiti në Bruksel ajo është larguar nga ndërmjetësimi i dialogut Kosovë-Serbi, përcjellë Indeksonline.

Sipas Haradinaj, në samitin që është mbajtur javë më parë në Tiranë, Mogherini me përsëritjen  e kërkesës për heqjen e taksës në mënyrë që të vazhdojë dialogu ka ftuar që ta ndajë Kosovën.

Me largimin e Mogherinit, sipas kreut të ekzekutivit, nuk rrezikohet ndonjë propozim tjetër për ndarje.

“Me rëndësi është që procesi është në duar të sigurta i është hjek zonjës Mogherini nuk rrezikojmë ndonjë propozim për ndarje”.

“Mogherini tha në Tiranë hjekni taksën se ua ndajë Kosovën, si ta hjekin taksën unë e mbajë takimin. Sheqyr zotit kem qëlluar që i kem lexuar këto me kohë, nuk hjeket taksa, Mogherini e ka kry punën e vet”.

“Janë detyru nivelet me të larta të BE-së me heq dialogun nga Mogherini që shkonte nga ndarja dhe tani vendimmarrja u kthye në Prishtinë ne do i marrim vendimet”, tha Haradinaj.

Në konferencën e mbajtur pas mbledhjes së qeverisë, Ramush Haradinaj ka komentuar edhe zërat se ka rrezik që në çështjet e Kosovës të përfshihet edhe Rusia.

 “Rusia është tërhjek prej Ballkanit, ne nuk e parashohim në asnjë agjendë tonën Rusinë, ne nuk jemi pjesë e botës së Rusisë por e botës së Amerikës. Nuk është Amerika që përjashtohet. Nuk mundet me përjashtuar askush Amerikën”.

Sa i përket deklaratave të Dick Martyt se ka prova të reja për të shpalosur, kreu i qeverisë ka thënë se deklarimet e tilla nuk i ndihmojnë drejtësisë.

“Ka një gjykatë, i pastron gjykata, këto deklarimet publike, politike nuk i ndihmojnë drejtësisë”. /Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img