Drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj, z.Balton Dërguti, sot, është takuar me Hüseyin İŞCAN, pronar i kompanisë Bursa Kauçuk, i cili gjithashtu është kryetar i Shoqatës Shqiptare Bursa-Kosova.
Pronari në fjalë ka prejardhje shqiptare dhe vjen nga komuna e Vitisë. Ai drejton një kompani në Bursa, Turqi, me rreth 200 punonjës.
Në këtë takim Drejtori Derguti e njohu me mundësitë që komuna e Ferizajt ofron për investitorët e huaj, me theks të veçantë për shqiptarët nga Turqia.
Në këtë takim, gjithashtu u shqyrtua mundësia që një delegacion i biznesmenëve shqiptarë nga Bursa, Turqi, të vijnë për një vizitë zyrtare në Ferizaj. Kjo vizitë do të ofronte një shans të shkëmbimit të eksperiencës dhe bashkëpunimit në projektet e reja ekonomike, përfshirë investimet dhe ndërtimin e partneriteteve të reja biznesore.
Kjo iniciativë përmirëson perspektivën duke shqyrtuar mundësitë dhe planet për rritjen e zhvillimit ekonomik të qytetit dhe mirëqenies.