Ferizaj.10.11.2016. Klubi i volejbollit “Luboteni” ka hapur shkollën e volejbollit për grupmoshat e reja 10 deri 16 vjeç.
Regjistrimi për të gjithë talentët dhe të interesuarit ka filluar që nja 1 Nëntori dhe do të vazhdoi deri më 15 Nëntor.
Bëhet e ditur që stërvitjet për këta nxënës do të organizohen në shkollën teknike “Pjetër Bogdani” dhe në gjimnazin “Kuvendi i Arbërit”
Me trajnimin e këtyre grupmoshave do të merren dy profesor të edukatës fizike,Arsim Lohaj dhe Fatos Raçi.
Këtë për Ferizajpress e ka konfirmuar edhe sekretari i klubit të volejbollit “Luboteni” i cili tha se në bashkëpunim me DKRS-në dhe DKA-në ky do të jetë një rast të përgatisim kuadro të reja për sportin ferizajas.
“Tradita e sportit, e me theks të veçantë edhe të volejbollit, ku ekipet ferizajase janë konkurrentë në ligat kosovare dhe ato ndërkombëtare ka bërë që të mendojmë edhe për përgatitje të kuadrove të reja. Por këtu një rol të rëndësishëm ka pasur Drejtori i Arsimit, Muhamet Halili dhe Drejtori për Kulturë,Rini dhe Sport, Naim Ferati, të cilët na kanë mbështetë dhe na kanë mundësuar shfrytëzimin e objekteve ekzistuese pa të cilat është vështirë të realizohet ky projekt” tha Shpend Rushiti,sekretar i KV “Luboteni” në Ferizaj.