10,11,2024

Hapet Panairi i Punës në Ferizaj

Must Read

Organizuara nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në bashkëpunim me Oden Ekonomike të Kosovës, Shoqatën e Përpunuesve të Drurit, Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, si dhe Gizi gjerman, këtë të mërkurë është bërë hapja e panairit të punës.

Në këtë panair janë përfaqësuar kompani të ndryshme nga Ferizaj, të cilat ofronin vende të lira të punës për të rinjët ferizajas.

Në hapjen e panairit, nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, është shprehur tejet i lumtur me prezencën e kompanive në këtë panair, duke thënë se ky është një reflektimi i një iniciative shumë të mirë që ka ndërmarrë Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik.

E nga ana tjetër, Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj Agron Bajraktari, ka thënë se është kënaqësi shumë e veçantë që ishin pjesë e këtij organizimi. Ai ka thënë se po mundohen që të bëjnë më të mirën me bizneset e rajonit të Ferizajt.

Të pranishmëve me një fjalë rasti në këtë panair ju është drejtuar edhe Arjeta Vula-Pozhegu-drejtore e Shoqatës së Përpunuesve të Drurit, si dhe Kumrije Kelmendi-Aliu, këshilltari nga Gizi-gjerman.
Ndërsa Naim Gashi-drejtor i Qendrës Rajonale të Punësimit në Ferizaj, ka njoftuar të pranishmit më të gjitha mundësitë që ofron kjo qendre për punësimin e të rinjëve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zyrtarët publikë të dhjetë komunave rrezikojnë të mbesin pa paga në nëntor, shkak kontrata kolektive

Zyrtarët publikë të mbi 10 komunave të Kosovës rrezikojnë që mbesin pa paga të muajit nëntor si shkak i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img