24,10,2025

Hapet një pikë e re grumbulluese për konservimin dhe përpunimin e pemëve e perimeve

Must Read

Në hapjen e kësaj pike grumbulluese të pemëve dhe perimeve, mori pjesë nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Naim Ferati, drejtori i Bujqësisë Burim Bajrami, drejtorë të drejtorive si dhe përfaqësues të organizatës IADK.

Familja Maloku në Pleshinë të Ferizajt prej sot ka hapur një pikë grumbulluese për përpunimin dhe konservimin e pemëve dhe perimeve e cila ka qenë mjaft e nevojshme në këtë mjedis.
Projekti i hapjes së kësaj pike u konsiderua një fuqizim dhe motivim për të rritur prodhimin vendor, por edhe si një iniciativë për punësim të grave me mjedise rurale. Projekti i hapjes së kësaj pike u mbështet nga IADK Iniciativa për zhvillimin e bujqësisë në Kosovë si dhe komuna e Ferizajt.
Zenel Bunjaku nga IADK pohon se projektet e tilla tashmë kanë shënuar mjaft suksese në pjesët rurale të Kosovës.

Me rastin e hapjes së kësaj pike grumbulluese edhe nënkryetari i Komunës së Ferizajt Naim Ferati deklaroi se komuna u gëzohet angazhimeve të tilla për t’u vlerësuar angazhimi në fushën e bujqësisë. Ai shprehu gatishmërinë e komunës që idetë e tilla të përkrahen edhe për pjesët e tjera të komunës së Ferizajt.
Kurse vet Lumturie Maloku e cila ka përfituar nga ky projekt thotë se ndjehet me fat që është përzgjedhur të punojë për pikën e re grumbulluese. Ajo premton se do të angazhojë edhe gra të tjera në bazë të kërkesave që do të ketë tregu për shitjen e këtyre produkteve.

Behet e ditur se në këtë pikë grumbulluese janë dhënë pajisje për konservimin dhe përpunimin e pemëve dhe perimeve në vlerë rreth 13 mijë euro nga organizata IADK , ndërkaq prodhimet e bëra këtu eksportohen edhe jashtë Kosovës në bazë të marrëveshjeve që ka lidhur ky përfitues.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img