Agjencia Kosovare për Inteligjencë –AKI ka hapur një konkurs të ri.
1. Menaxheriale/Udhëheqëse
Kandidatët duhet të kenë përgatitje universitare dhe përvojë pune menaxheriale sipas rregullave të brendshme.
2. Profesionale (Analist, zyrtar i inteligjencës-kërkimit, njohës të fushës kibernetike)
Kandidatët duhet të kenë përgatitje universitare dhe përvojë pune sipas rregullave të brendshme referuar pozitave. Përparësi do të kenë kandidatët me njohuri apo përvojë në fushat specifike si më lartë dhe njohuri të gjuhëve të huaja veçanërisht gjuhëve të rralla.
3. Administrative/teknike
Kandidatët duhet të kenë shkollim të mesëm, varësisht prej pozitës mund të kërkohet edhe përgatitje universitare apo përvojë pune.
Kriteret dhe kualifikimet tjera më specifike për secilën pozitë janë të klasifikuara dhe të parapara me rregullat e brendshme.
Kandidatët duhet të plotësojnë edhe kushtet për punësim në AKI si më poshtë:
• Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
• Të jenë mbi moshën 18 vjeçare;
• Të kenë kualifikimet e duhura arsimore dhe profesionale të përcaktuara me rregullat e brendshme;
• Të kryejnë ekzaminimin mjekësor të kërkuar për pozitë;
• Të jenë të liruar nga shërbimi ushtarak;
• Të jenë të aftë të plotësojnë kërkesat e sigurisë nga legjislacioni në fuqi për AKI.
Kohëzgjatja e punësimit:
Punësimi është me afat të pacaktuar pas përfundimit me sukses të periudhës provuese bazuar në Ligjin për AKI, rregullat dhe procedurat e brendshme.
Procedura e aplikimit:
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë biografinë dhe të cekin fushat në të cilat aplikojnë. Biografisë ti bashkëngjiten dokumentet apo dëshmitë si në vijim: një letër motivimi, dëshmitë për përfundim të studimeve të lëshuara nga institucionet arsimore, dëshmitë për përvojë pune, kopja e letërnjoftimit ose pasaportës, diplomat si dhe certifikatat e trajnimeve apo formave tjera të aftësimit profesional, letër rekomandimet, dy raportet e fundit të një pas njëshme të vlerësimit të punës, një fotografi 5×5 (jo më e vjetër se 30 ditë) si dhe vërtetim të lëshuar nga gjykata që dëshmon se kandidati nuk është dënuar si dhe nuk është duke u zhvilluar ndonjë procedurë penale ndaj tij.
Aplikimi bëhet në mënyrë elektronike duke dërguar dokumentacionin për aplikim në adresën elektronike:
jobs@aki-rks.org.
Për çdo informatë mund të na kontaktoni në numrin e telefonit: 045 383 520.
Procesi i brendshëm i përzgjedhjes është i klasifikuar dhe përbëhet nga disa faza të selektimit dhe testimit, me ç ‘rast kandidatët mund tu nënshtrohen edhe kushteve specifike për punonjës të AKI, përfshirë edhe procedurën e verifikimit të sigurisë.
Data e mbylljes së konkursit:
Konkursi do të jetë i hapur tridhjetë (30) ditë kalendarike nga data e publikimit në mjete të informimit përkatësisht nga data 01.03.2018 deri me datën 30.03.2018.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të përcaktuar më lartë nuk pranohen kurse aplikacionet e mangëta refuzohen.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazat e mëtejme do të kontaktohen.
Agjencia e Kosovës për Inteligjencë ofron mundësi të barabarta për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e interesuar.
Aplikimi juaj të jetë diskret, në rastet e aplikimit on-line të kujdeseni që aplikimi të mos bëhet nga IP adresa që identifikon lehtë vendqëndrimin tuaj të përhershëm.