22,12,2025

Hapet ekspozita personale me veprat e artistes Arbëresha Hasani Ameti

Must Read

“Midis katrahurës së teksturës dhe zhurmës melodike” titullohet ekspozita personale që është hapur në Galerinë e Arteve në Ferizaj, me autore artisten ferizajase Arbëresha Hasani Ameti dhe kuratorë udhëheqësin e Galerisë së Arteve në Ferizaj, Skender Bedriu dhe artistin Albion Begisholli.

Në mesin e artistëve e artdashësve ferizajas, u prezantua puna disavjeçare e artistes ferizajase Arbëresha Hasani Ameti, vepra këto që spikasin stil të veçantë, të përshkuara nga modernja dhe gërshetimet me motive tradicionale shqiptare, që e bëjnë të veçantë artin e artistes Arbëresha Hasani Ameti.

Veprën e artistes Arbëresha Hasani Ameti e vlerësuan lartë profesori i artit, Haki Xhakli si dhe Udhëheqësi i Galerisë së Arteve në Ferizaj, Skender Bedriu gjersa vet autorja, Arbëresha Hasani Ameti mes emocionesh u shpreh falënderuese për mbështetjen e vlerësimin për artin e saj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këto vende të Ferizajt do të mbesin pa rrymë nesër (e Hënë, 22.12.2025)

KEDS ka njoftuar se disa zona në Ferizaj do të mbesin pa energji elektrike nesër, për shkak të punimeve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img