Ferizaj.12.01.2017. Këtë të enjte në Galerinë e Arteve në Ferizaj, student të Kolegjit UBT, dega e arkitekturës kanë hapur ekspozitën “Modernizimi në Ferizaj 1960-1990”
Ekspozita u organizua nga kolegji UBT në bashkëpunim me Galerinë e Arteve në Ferizaj dhe Drejtorinë për Kulturë Rini dhe Sport.
Me këtë rast Rektori i Kolegjit UBT, Edmond Hajrizi, ka përshëndetur të pranishmit në këtë ekspozitë, pedagogët e Kolegjit UBT dhe studentët për punën e tyre në realizimin e këtij projekti.
“Është ky një projekt i parë i këtij lloji në Kosovë me çka është paraqitur arkitektura e Ferizajt gjatë viteve 1960-1990” tha Hajrizi.
Ai ka falënderuar edhe të gjitha institucionet e Komunës së Ferizajt të cilët ofruan dokumentacionet e nevojshme që ky projekt të dali sa më i kompletuar.
“Ky është një projekt që ka një rëndësi edhe për Kosovën e natyrisht edhe për studentët e Kolegjit. Idea e projektit ishte që qytetarët të jenë më afër me ndryshimet në arkitekruën e qytetit që ka ndodhur në këtë periudhë” tha Lulzim Beqiri, Dekan i Kolegjit UBT.
Ndërsa profesori Kujtim Elezi tha se ky projekt ka pasur për qëllim që të përcjell arkitekturën në një periudhë të caktuar e cila ka karakteristikat e sajë dhe ka vlerën e kohës të cilën e paraqet.
“Fatkeqësisht objektet më ikonike të këtyre periudhave është zhdukur apo është dëmtuar rëndë si pasojë e e zhvillimeve agresive urbane të fillimit të shekullit XXI, të cilat janë treguar të papërgjegjshme ndaj këtyre vlerave të padiskutueshme të arkitekturës në Kosovë, duke humbur mundësinë që qyteti të ndërtojë dhe rrëfejë historinë e vet përmes shtresave diverse arkitektonike të tij” ka thën Elezi.
Në emër të grupit të studentëve të cilët realizuan këtë projekt Qëndrim Begisholli tha se përmes këtij projekti janë munduar që të gjithëve tu ofrojnë mundësinë që të mësojnë diçka nga e kaluara.
Hapjen e kwsa ekspozite, në emër të Qeverisë Komunale e ka bërë Naim Ferati,Drejtor i DKR-së
Ferati tha se përmes kësaj ekspozite po u mundësohet qytetarëve të Ferizajt që të njihen më gjatë dhe më thellë me historikun e qytetit të Ferizajt.
“Përmes kësaj ekspozite po mundësohet që të njihemi me të kaluarën dhe arkitekturën e qytetit gjatë viteve 1960- 1990” tha Ferati.
Ferati ka falënderuar edhe studentët dhe pedagogët e Kolegjit UBT që këtë po e bëjnë për herë të parë në Ferizaj dhe dhe po lënë gjurmë edhe në arkitekturën e qytetit.
Gjatë kësaj ekspozite mysafirët patën rastin të shohim edhe maketa të objekteve kryesorë në Ferizaj, harta dhe fotografi të arkitekturës së objekteve gjatë këtyre viteve.