Në kuadër të “Ditëve të Kulturës”, sonte në Ferizaj, është bërë hapja e ekspozitës tradicionale kolektive e artit pamor e organizuar nga Shoqata e Artistëve Figurativ “Zef Kolombi”.
Në hapjen e kësaj ekspozite ka marre pjesë Nënkryetari i Komunës së Ferizajt Lulzim Aliu, bashke me drejtoren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj, Xhemile Murati-Shabani. Ajo me këtë rast ka theksuar se hapja e kësaj ekspozite është një ngjarje tejet e rëndësishme që po bëhet në qytetin e Ferizajt.
Ndërsa kryetarja e jurisë Pranvera Sylejmani, ka falënderuar të gjithë artistët që me punimet e tyre kanë kontribuar që kjo ekspozitë te jetë e një niveli të kënaqshëm. Me një fjalë të pranishmëve i është drejtuar edhe Skender Bedriu.
Ndërkaq fituesja e kësaj ekspozite Jeta Neziri , ka falënderuar të gjithë për përkrahjen e dhënë.
Jurinë profesionale për përzgjedhjen e punimeve e përbenin: Pranvera Sylejmani-kryetare e komisionit, Driton Kastrati-anëtar, Dije Bllaca-anëtare.
Ekspozita do të jetë e hapur deri me 24 qershor.