27,12,2024

Hani i Elezit rikthen pronat e ish APJ-së

Must Read

Një fitore të madhe juridike e vlerëson kryetari i komunës Rufki Suma vendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës -Kolegjit të Apelit të AKP-së me të cilën pranohet si e bazuar ankesa e komunës së Hanit të Elezit kundër Udarnik Komerc DOO lidhur me pronat e ish APJ-së.
Kolegji i Apelit të AKP-së, i Gjykatës Supreme të Kosovës i përbërë nga një Gjykatës vendorë dhe dy Gjykatës të Eulex-it, duke vendosur me ankesën ndaj vendimit të Komisionit për Kërkesa Pronësore të Kosovës dhe pas shqyrtimit të mbajtur në korrik të vitit 2016 morri aktgjykim me të cilën pranohet si e bazuar ankesa e Komunës së Hanit të Elezir dhe refuzohen kërkesat e Udarnik Komerc DOO.
Në çështjen procedurale të ngritur në vitin 2006 Subjekti Ligjorë, Udarnik Komerc DOO ka pretenduar vërtetimin e të drejtës së tij të pronës dhe ri-posedimin e tri ngastrave të tokës të ndërtesave dhe objekteve përcjellësa të ish APJ-së në Han të Elezit.
Subjekti Ligjorë, Udarnik Komerc DOO e ka mbështetur këtë kërkesë me një kontratë për shkëmbimin e pronave të paluajtshme me datë 19 Janar të vitit 1999 në kohën kur pushteti i Serbisë bënte gjenocidin më të madh ndaj popullatës shqiptare në Kosovë.
Mbi këto pretendime ka reaguar Komuna e Hanit të Elezit e cila në gusht të vitit 2013 ka kontestuar këto kërkesa duke kërkuar që të jetë palë në procedurë.
Komuna e Hanit të Elezit duke iu referuar vendimit të 11 Dhjetorit të vitit 2003 ku shpallen të paligjshme të gjitha aktet ligjore dhe nënligjore të lëshuar nga Serbia pas 22 Marsit të vitit 1989, pretendimet e Udarnik Komerc DOO janë gjithashtu të paligjshme.
Komuna e Hanit të Elezit përveç tjerash në pretendimet e saja ka edhe marrëveshjen e vitit 2009 ma Trupat Mbrojtëse të Kosovës të cilat këto prona i ka pas në shfrytëzim.
Si argumente tjera komuna e Hanit të Elezit për ngastrat në fjalë ka plane për park të qytetet, stacion të autobusëve, çerdhe për fëmijë si dhe objekte tjera në interes publik.
Mbi këto dhe shumë argumente tjera të cilat i ka deponuar komuna e Hanit të Elezit gjatë këtij procesi, Kolegjit të Apelit të AKP-së në përbërje të një gjyqtari vendorë dhe dy gjyqtarë të Eulex-it është marrë vendimi me të cilën pranohet si e bazuar ankesa e komunës së Hanit të Elezit kundër Udarnik Komerc DOO lidhur me pronat e ish APJ-së.
Ky aktgjykim është i plotfuqishëm dhe i detyrueshëm dhe nuk mundë të kundërshtohet me mjete të rregullta apo të jashtëzakonshme juridike.
Kryetari i Komunës Rufki Suma i cili e pranoi sot vendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës -Kolegjit të Apelit të AKP-së tha se është fitore e madhe juridike kundrejt pretenduesve të cilët edhe pas të gjithë vrasjeve shkatërrimeve dhe vuajtjeve që i kanë shkaktuar popullit të Kosovës kanë guximin të pretendojnë mbi prona të cilat i kanë fituar në rrethanat e okupimit total.
Ky vendim si dhe vendimi për largimin e emrit të kriminelit Gjeneral Jankoviq nga ky vendbanim paraqesin kthim të drejtësisë dhe dinjitetit për banorët e Hanit të Elezit.
Me këtë vendim hapen perspektiva të reja të zhvillimit të Hanit të Elezit për të implementuar planin zhvillimorë urban të Hanit të Elezit, duke krijuar hapësirë për të realizuar shumë projekte në interes të qytetarëve tha kryetari Rufki Suma

15304201_541458549397471_865437234939416225_o 15326242_541458746064118_2044076876145980857_o-1

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img