Handikos në Ferizaj sot ka zhvilluar aktivitete të ndërgjegjësimit me bazë në komunitet për rëndësinë e përfshirjes në shkollë dhe jetën shoqërore të fëmijëve me aftësi të kufizuara.
Këto aktivitete u zhvilluan në shkollën “ Tefik Çanga” në bashkëpunim me shkollat tjera të qytetit : “Gjon Serreçi”, “ Ahmet Hoxha”, “Jeronim de Rada”, dhe “Vezir Jashari”.
Nxënësit u njoftuan mbi fushën e aftësisë së kufizuar nga punëtorët e Qendrës se Rehabilitimit Bazuar në Bashkësi (QRBB) –Handikos Ferizaj .
Me këtë rast janë zhvilluar disa aktivitete , luajtja e roleve , aktivitete logjike dhe vlerësim të njohurive mbi aftësinë e kufizuar e që për qëllim ishte të kuptuarit e vështirësive, mundësive dhe rëndësinë e përfshirjes në shkollë dhe jetën shoqërore të fëmijëve me aftësi të kufizuar.
Pjesëmarrës ishin 132 nxënës, mësimdhënës të shkollave, student praktikant në qendrën e Handikosit si dhe nxënësit nga Qendra e kompetencës.
Moto e këtij aktiviteti ishte “Së bashku luajmë, mësojmë dhe rritemi”