19,11,2024

Handikos me shumë projekte dhe kërkesa për personat me nevoja të veçanta

Must Read

Handikos Ferizaj, përmes një komunikate për shtyp ka informuar qytetarët mbi aktivitetet e realizuara gjatë periudhës së fundit të cilat kanë qenë të  përqendruara në fushën e avokimit, përkatësisht në çështjen specifike që kanë të bëjnë me drejtat e personave me aftësi të kufizuar dhe mbi rëndësinë e krijimit të një ambienti gjithëpërfshirës.

Handikos Ferizaj është i përkushtuar të punoj në mënyrë objektive, të paanshme, apolitike dhe profesionale në aktivitetet e monitorimit dhe avokimit me të vetmin qëllim në sigurimin e përgjegjshmërisë dhe transparencës në punën e zyrtarëve të zgjedhur, pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset vendimmarrëse në nivel lokal, kyçjen e qytetarëve në hartimin e politikave publike dhe ofrimin e informacioneve zyrtarëve të zgjedhur për problemet e qytetarëve.

Në këtë raport, Handikos Ferizaj gjatë punës tre mujore do të paraqet qëndrimet e veta mbi zhvillimet që kanë ndodhur në Komunën e  Ferizajt, në fushën e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar dhe mbi rëndësinë e krijimit të një ambienti gjithëpërfshirës.

  1. Projekti për eliminimin e barrierave artiketektonike në qytetin Ferizaj

Liria e lëvizjes është një e drejtë themelore dhe fundamentale e garantuar me ligje dhe konventa ndërkombëtare e po ashtu edhe me kushtetutën e Republikës së Kosovës , në kuadër të lëvizjes së lirë përfshihet edhe lëvizja e lirë  për persona me aftësi të kufizuar që ka të bëjë me krijimin e një ambienti ku secili mund të ketë qasje të lirë dhe pa pengesa

Në këtë drejtim Handikos Ferizaj është angazhuar që përmes takimeve me institucionet komunale te adresoj shqetësimet e  personave me aftësi të kufizuar dhe prezantimit të brengave dhe problemeve më të cilat ballafaqohen Personat me aftësi të kufizuar në komunën e Ferizajt.

Handikos Ferizaj në emër të personave me aftësi të kufizuar të komunës së Ferizajt, shprehë mirënjohjen e vet për  Kuvendit Komunal të Ferizajt  respektivisht drejtoreshën e Drejtorisë për Shërbime publike dhe emergjencë  zj.Mimoza Fazliu e cila pas takimit që pat me përfaqësuesit e Handikos Ferizajt,  ka marrë iniciativën dhe ka filluar projektin për eliminimin e barrierave artitektonike nëpër trotuaret dhe sheshet e qytetit të Ferizajt, njëhërit çmojmë lart angazhimin e saj  që gjatë implementimit të këtij projekti ka marrë në konsideratë edhe këshillat nga vet personat me aftësi të kufizuar dhe përfaqësuesve të Handikos Ferizaj, duke qenë afër kryerjes së punimeve nga ana e implementuesit të projektit

 

Ky veprim është një shembull i mirë i cili duhet të përcjellet edhe nga dikasteret  tjera për të qenë një shembull i mirë në përmbushjen e përgjegjësive që dalin konform ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme në Kosovë. 

  1. Punësimi i Personave me aftësi të kufizuar në komunën e Ferizaj

Bazuat në  Ligjin  Nr.03/L-019 PËR AFTËSIMIN, RIAFTËSIMIN PROFESIONAL DHE PUNËSIMIN E PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA më të cilin ligj  rregullohen dhe përcaktohen të drejtat, kushtet, mënyrat e aftësim, riaftësim profesional dhe punësimi i personave me aftësi të kufizuara, për integrimin e tyre në tregun e hapur të punës sipas kushteve te përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në legjislacionin e aplikueshëm, respektivisht  Neni 12 i këtij ligji i cili thotë:

  1. Organet e administratës shtetërore, punëdhënësit e sektorit privat dhe publik si dhe organizatat
    joqeveritare obligohen që, me kushtet e përshtatshme të punës ti punësojnë personat me aftësi të
    kufizuara.
    2. Çdo punëdhënës është i obliguar të punësoj një person me aftësi të kufizuara në çdo pesëdhjetë  (50) punëtor.

Handikos Ferizaj ka ndërmarrë një  fushatë që ka të bëjë me punësimin e personave me aftësi të kufizuar dhe ka realizuar 53 takime direkte me biznese lokale, tri kompani publike dhe tri institucione komunale ku është arritur të punësohen gjithsej, 9 Persona me aftësi të kufizuar në sektorin privat dhe asnjë në sektorin publik megjithëse në konkurset e shpallura nga ana e këtyre sektorëve kan aplikuar disa persona me aftësi të kufizuar me përgatitje adekuate të cilat kanë përmbush kriteret e parapara me konkurs  dhe asnjëherë nuk janë marrë në konsideratë.

Me këtë rast Handikos Ferizaj bënë thirrje tek institucionet komunale  që të jenë më bashkëpunuese në këtë fushë dhe njëherit të  respektojnë ligjin duke kryer obligimet e tyre që dalin konform ligjeve të aplikueshme dhe të krijojnë një ambient të përshtatshëm dhe gjithëpërfshirës duke ofruar mundësi dhe qasje në  punësimin dhe integrimin e Personave me aftësi të kufizuar.

Handikos Ferizaj në të njëjtën kohë shfrytëzon rastin të falënderon bizneset ferizajase për gatishmërinë e treguar në krijimin e një ambienti dhe klime për përfshirjen e personave me aftësi të kufizuar tregun e punës duke ofruar qasje të barabartë për të gjithë.

              Kërkesat e Handikos Ferizaj drejtuar institucione komunale në Ferizaj

Gjatë periudhës Qershor – Tetor 2016 Handikos Ferizaj i është drejtuar  Kuvendit Komunal të Ferizajt  dhe Zyrës së Kryetarit të Komunës së Ferizajt me disa kërkesa, kërkesa këto që deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje zyrtare.

Në të njëjtën kohë edhe një numër i konsideruar i personave me aftësi të kufizuara dhe familjarëve të tyre i janë drejtuar institucioneve komunale me kërkesa  për mbështetje në sigurimin e barnave, trajtim mjekësor dhe kërkesa tjera  që deri më tani asnjë përgjigje zyrtare nga ana e institucioneve komunale nuk është kthyer.

Gjithashtu grupi avokues i të rinjëve i cili funksionon në kuadër të Handikos Ferizaj i është drejtuar Kryetarit të Komunës me një kërkese që të rris nurmin e parkingjeve të destinuara për persona me aftësi të kufizuar në qytetin e Ferizajt  dhe deri më tani asnë përgjigje zyrtare apo edhe ndonjë hap konkret në këtë drejtim

Andaj Handikos Ferizaj bënë thirrje tek institucionet komunale  të shqyrtojnë me kujdes kërkesat e tyre dhe të marrin vendime të drejta dhe njiherit të iu përmbahen afateve ligjore për tu përgjigjur në mënyre zyrtare kërkesave të qytetarëve si një obligim ligjor.

Handikos Ferizaj

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img