17,05,2024

Handikos inicon planin e përfshirjes së fëmijëve me aftësi kufizuara në shkollë dhe komunitet

Must Read

Qendra e Rehabilitimit Bazuar në Bashkësi – Handikos Ferizaj, duke u angazhuar që të fuqizojë bashkëpunim me palët e interesit dhe komunitetin, në vazhdimësi ka mbajtur takime të rregullta koordinuese me palët e interesit dhe komunitetitn ( institucionet lokale, shëndetësore/arsimore/sociale/shoqërinë civile dhe familjet e fëmijëve me aftësi të kufizuar), gjatë të cilave takime janë identifikuar nevojat e fëmijëve me aftësi të kufizuar, për të cilat është bërë përpjekje që të përmbushen nga të gjitha palët e përfshira dhe komuniteti.

Ky bashkëpunim ka rezultuar me kërkesën, që nevojave të fëmijeve me aftësi të kufizuara t’i qasemi përmes një plani institucional, me konkretisht të inicohet zhvillimi i planit të veprimit për përfshirjen e fëmijeve me aftësi të kufizuara në shkollë dhe jetën në komunitet.

Sot në takimin e rradhës palët e përfshira u dakorduan që kjo kërkesë të procesohet dhe adresohet tek institucionet komunale.

Pjesëmarrës në këtë takim ishin përfaqësues nga institucionet lokale përfaqësues nga shoqëria civile, prindër të fëmijëve me aftësi të kufizuar.

Me këtë rastë të gjith të pranishmit nënshkruan një kërkesë me të cilën j’u drejtohet kuvendit komunal të Ferizajt që të fillon procedurat për hartimin e këtijë plani. të veta ka mbajtur të kufizuar.

Ky aktivitet është mbeshtetur nga fondacioni IKEA në kuadër të projektit
,,Edukim cilesor gjithëperfshirës për femijët me aftësi të kufizuar, pa diskriminim”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet për 13 vjedhje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 36-vjeçar në Ferizaj i cili dyshohet për 13 raste të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img