12,10,2025

Han i Elezit, kapen 14 emigrantë afganë në një kamion

Must Read

Policia e Kosovës dhe Dogana dje rreth orës 17:00 kanë kapur 14 emigrantë afganë në pikën kufitare në Han të Elezit.

Sipas njoftimit të Policisë, emigrantët janë gjetur në një kamion me targa vendore, ndërsa drejtues i tij ishte një shtetas i Shqipërisë.

Në kamion janë gjetur 6 fëmijë dhe 8 persona të moshës madhore, shtetas afganë.

“Në mesin e tyre edhe një grua të cilës iu është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, ka bërë të ditur Policia.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këtu mund ta shihni qendrën tuaj të votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar linkun nga ku qytetarët me të drejtë vote mund të kontrollojnë me lehtësi...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img