17,11,2024

Haliti: Nuk po shoh dritë në fund të tunelit

Must Read

“Kompetenca për ta ftuar vazhdimin e seancës është e kryesuesit. Besoj se seanca do të vazhdojë ashtu siç duhet edhe të bëhen përpjekje maksimale nga të gjitha palët për ta gjetur një zgjidhje që t’i krijojnë institucionet e Kosovës”, ka thënë Haliti, duke shtuar. “Nga ajo që di deri më tani, disa janë dakord që të takohen e disa jo, kështu që varet shumë nga ajo se a do të marrin pjesë të gjithë përfaqësuesit e  grupeve parlamentare në takimin e së mërkurës. Në qoftë se një pjesë e tyre nuk marrin pjesë në takim, atëherë kryesuesi është i obliguar që ta thërrasë seancën, sepse ai nuk ka çfarë të bëjë më shumë, ai nuk mund të ndikojë në bashkimin apo në daljen me qëndrim të përbashkët të të gjithëve”, transmeton zeri.info.Sipas Halitit, rruga për të arritur deri tek pika ku do të krijohen institucionet do të jetë shumë e gajtë.“Besoj që do të jetë tepër e gjatë, sepse nuk po shoh dritë në fund të tunelit. Nuk po shoh zgjidhje të situatës për shkak se votat janë të përgjysmuara dhe do të ishte shumë e vështirë për mua të them se dikush mund të fitojë në këtë katrahurë, përveçse humbës do të jenë të gjithë dhe qytetarët e Kosovës”, ka thënë Haliti. Sipas tij, zgjidhja me e mirë do të ishte të votohej kandidati për kryetar dhe të kalohet në pika tjera. Por në këtë kontekst Haliti ka thënë se grupe politike brenda Kuvendit nuk dëshirojnë konstituiumin dhe formimin e Qeverisë deri në zgjedhjet lokale. “Nuk është problemi ta ndërrojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, por problemi është presioni politik që duan ta bëjnë dhe janë dy çështje me të cilat po përballemi. Njëra është dëshira e njërës palë prej grupeve politike që çështja e konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve të mos bëhet para zgjedhjeve lokale dhe t’i shfrytëzojë të gjitha mundësitë nga Qeveria, e cila po vazhdon akoma punën dhe pjesa tjetër që do të hyjë në koalicion më të gjerë për ta zgjedhur edhe kryetarin, edhe kryeministrin dhe ta formojë Qeverinë e Kosovës”, tha ai.Krejt në fund ai tha që aktualisht mbetet vetëm dëshirë që institucionet të formoheshin këtë javë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img