23,12,2024

Halimi e LDK-së i ka këto plane për qeverisjen e Komunës së Ferizajt

Must Read

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për postin e kryetares së Ferizajt, Sibel Halimi, deklaroi se ka dy dekada që po merret me probleme me të cilat ballafaqohet shoqëria kosovare në përgjithësi dhe veçanërisht qytetarët e Komunës së Ferizajt, kështu që theksoi se në politikë konsideron që do të bëhet një përkthim nga studimet sociale që i ka bërë në veprime konkrete politike.

Në emisionin Edicioni Zgjedhor në Klan Kosova ajo u shpreh se programi i saj është hartuar nga vet qytetarët, nga shqetësimet dhe nevojat me të cilat ka pothuajse tre muaj që po merret, e të cilat i ka vendosur në tri prioritete kryesore.

E para është transparenca, llogaridhënia dhe mundësitë e barabarta, si tri prej vlerave kryesore të qeverisjes së mirë. Për mua është shumë e rëndësishme që komuna të ketë këtë lloj të qeverisjes së mirë me këto vlera qendrore, meqë në momentin kur nuk ka mundësi të barabarta bëhet edhe shkelje e drejtpërdrejtë e të drejtave të njeriut”.

Si prioritet të dytë kam vendosur edhe një sërë çështjesh të tjera me të cilat qytetarët e Ferizajt po ballafaqohen. Fatkeqësisht jemi në shekullin e 21 dhe ende kemi probleme me ujin, kanalizimin dhe mbeturinat”.

E treta është çështja e arsimit, e kemi parë që është bërë aq shumë politizimi i shkollave saqë i është humbur mundësia e punësimit qytetarëve që nuk i takojnë partisë politike e cila është në pushtet. Para dy orësh inspektorati i punës e ka dënuar drejtorin e arsimit me 3 mijë e 800 euro për shkak të nepotizmit dhe punësimit të mësimdhënësve pa konkurs”.

Halimi po ashtu tregoi se tek planet e saj bën pjesë edhe ndërlidhshmëria e 13 profileve të shkollave profesionale, subvencionimi i StartUp-eve të të rinjve dhe grave, parkingjet nëntokësore, treg me strehë për tregtarët, zgjidhjen e çështjes së spitalit, sigurinë në shkolla dhe përfshirje të psikologëve aty, etj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img