10,09,2025

Halil Matoshi në mbrojtje të Albin Kurtit: LDK mendësi primitive

Must Read

matoshi-pacolli-po-mundohet-t-euml-blej-euml-njer-euml-z-dhe-poste_hd

Publicisti Halil Matoshi,  përmes llogarisë së tij në Facebook,  ka reaguar ndaj deklartave të LDK-së, ku kjo e fundit e akuzon  ish-liderin VV-së,  Albin Kurti se  ka pasur  trajtim  komod  gjatë  qëndrimit  të  tij në  burgjët  e Serbisë.

Sipas Matoshit, të akuzosh Kuritn për kët gjë, është mendësi e njerzëve primitiv.

Ky është reagimi i plotë i Matoshit:

Albin Kurti asht deshmu guximtar ne Pozharevc
Une jam nder kundershtaret ma t’zashem politik dhe konceptual te Albin Kurtit, ne shume aspekte.
Jam nder kritikuesit e tij ma t’rrepte, por edhe njeri qe ia shtrij doren kur e ka mire!
E kam marr n’mbrojtje poashtu edhe LDK-ne dhe liderin e saj kur kam vlersu se e kan mire ose kur kam menu se e drejta asht ne anen e tyne!
Porse ta akuzosh Zotni Kurtin se ka pase trajtim komod nga pushteti serb, asht mendesi thjesht e njerezve primitiv…
E kam pa dheta her matane grilave tek e shpienin per me e marr n’pyetje nga DB-ja famkeqe: Ecte guximshem dhe sypatrembun.
E kam taku n’ burg dhe ma shume asht shqetesu per fatin e atyne qe kishin mbetun brenda Kosoves gjate grahmave te fundit te fashizmit millosheviqian se sa per veten!
Jam deshmitar i gjalle, se Albin Kurti ne burgun e Pozharevcit (Serbi) e ka mbrojte Republiken e Kosoves me patriotizem shembullor dhe ma fort e ma denjesisht se qe e mbron sot LDK-ja ne Kuvend e ne Qeveri!
Akuza se kinse Kurti ka pase trajtim komod ne ate qe cilesihej si burg por ishte Kamp perqendrimi per rreth 3000 shqyptar Kosove asht politikisht e paqendrueshme dhe bahet per hakmarrje qe asht ves i te ligjve, moralisht e ulte dhe qytetarisht e papranueshme!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img