29,12,2024

Hajt se s’është asgjë hashashi!

Must Read

Shkruan: Shkelzen Marevci
Se do të vijë kjo ditë në shoqërinë tonë askush s’e ka menduar.
Të shndërrohet rinia jonë nga një rini që për moralin e saj s’mbeti kush pa ia pasur lakmi në një
rini që hashashi e mariuana të bëhet gjëja më normale, madje të ndihen të
turpëruar ata që nuk konsumojnë hashashin e mariuanën, sinqerisht këtë nuk
besoj se dikush e ka imagjinuar, madje është për të ardhur jashtëzakonisht keq. 
Këtu nuk përfundon çudia.
E keqja akoma më e madhe është pikërisht në faktin
që, edhe brenda institucioneve kompetente për parandalimin e kësaj dukurie
është duke mbretëruar kjo bindje: “hajt se s’është asgjë hashashi”.
Në një shoqëri, brenda së cilës ekziston një bindje e tillë, rreziku për përdorimin e
drogave të tjera dhe rritjen e numrit të përdoruesve të tyre, duhet të jetë goxha i
lartë. 
Gjërat kalojnë nga jonormalja në normale vetëm atëherë kur ato përsëriten dhe
shihen gjithandej, pra përsëritja e shpeshtë dhe numri i lartë i gjërave i shndërron
gjërat jonormale në normale. Fakti që sot ekziston një bindje e tillë në shoqërinë
tonë, dëshmon se, kjo dukuri ka kaluar nivelet shqetësuese.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img