24,10,2025

Hajnat vjedhin lokalin në qendër të Ferizajt – 60 mijë euro dëme (Video)

Must Read

Pa ndonjë nguti hajnat bënë punën e tyre për rreth 12 minuta në lokal.

Ata morën orët, syzet dhe gjërat e tjera të shtrenjta.

Me të mbushur dy çantat, grabitësit u larguan pa nguti.

Pronari i këtij lokali, Ardian Jaha, që u informua nga policia mëngjesin e së shtunës, tregoi se pas kësaj vjedhjeje është në rrezik që t’i falimentojë biznesi.

Për kthimin e mallit të vjedhur ai po shpreson shumë në punën e policisë.

Nga kjo e fundit, Zëvendës Drejtori i Rajonal, Besnik Shabani, bëri me dije se nuk ka akoma ndonjë të dyshuar me atë që i ngjau këtij biznesmeni.

Megjithëkëtë hetuesit janë duke e bërë intensivisht punën e tyre./klankosova/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img