Hajnat bëjnë “gerrdi” në një shtëpi në Ferizaj, marrin mbi 13 mijë euro

Share

Një vjedhje e rëndë është regjistruar në Ferizaj, ku persona të panjohur kanë depërtuar në një shtëpi banimi dhe kanë marrë para dhe stoli ari me vlerë të konsiderueshme.

Ngjarja ka ndodhur më 13 prill, në orët e para të mëngjesit, rreth orës 01:40, në rrugën “Hasan Prishtina”.

Siç mëson Sinjali, njësitet policore kanë pranuar informatën për vjedhjen dhe menjëherë janë nisur në vendin e ngjarjes.

Në kontakt me ankuesin A. E , i njëjti ka deklaruar se familja e tij kishte qenë jashtë vendit dhe, pas kthimit, e kanë gjetur shtëpinë të demoluar.

Sipas deklarimit të tij, persona të dyshuar dhe të panjohur kanë hyrë në shtëpi dhe kanë vjedhur:

• stoli ari në vlerë rreth 12.000 euro

• rreth 1300 euro para të gatshme

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e stacionit policor dhe më pas edhe hetuesit rajonalë, të cilët kanë kryer ekzaminimin dhe mbledhjen e provave relevante.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, ndërsa rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”.

Hetimet janë në vazhdim dhe pritet raport shtesë për zhvillimet e mëtejshme.

 

Të ngjashme: