07,02,2026

Hahn me Mustafën: Urgjente formimi i qeverisë pro europiane

Must Read

“Është urgjente formimi i qeverisë së re pro evropiane, stabile dhe reformatore në Kosovë”, ka shkruar Hahn përcjellë Gazeta Metro.

Në samitin jo formal që po mbahet në Tiranë, tema kryesore e diskutimit është ajo e integrimit ekonomik të rajonit.

Hahn ka theksuar se ky integrim nuk është zëvendësim për anëtarësimin e këtyre vendeve në Bashkimin Europian.

Në këtë takim përveç nikoqirit Edi Rama, do të marrin pjesë  kryeministri në detyrë i Kosovës Isa Mustafa, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, i Malit të Zi Dushko Markoviq, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq, kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës Denis Zvizdiq, si dhe komisioneri Johannes Hahn dhe Cyril Muller, Zëvendës Presidenti i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore. 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë artisti dhe koreografi i njohur ferizajas Bajaram Tahiri

Ferizaj ka humbur sot një nga figurat e saj më të rëndësishme të kulturës dhe artit. Ka ndërruar jetë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img