26,11,2024

HAGA NUK MUND T’IA MERR RAMUSHIT SHKËLQIMIN E LUFTËS PËR LIRI

Must Read

Pengesa e quajtur Ramush Haradinaj tash e tutje nuk ekziston dhe mbetet të presim se çka do të sjell e nesërmja pa Ramushin në krye të Qeverisë së Kosovës

Shkruan: Mehmet PRISHTINA

Lajmi më ri që u shoqërua me habi e paqartësi, vazhdon të jetë rasti i Ramush Haradinajt, i cili dje u tërhoq nga pozita e Kryeminsitri të vendit, pas ftesës që ai kishte marrë nga Gjykata Speciale e Hagës, në cilësinë e ‘të dyshuarit’.
Pse befasi dhe parartësi?
Askush nuk e priste se pikërisht kryeministri i Kosovës, pikërisht në këtë interval kohor, do të jetë në shënjestër të kësaj gjykate.
Kurse paqartësia ka të bëjë me prapavinë e këtij procesi, që për shumë kend mbetet një mjegull që futet qëllimisht mbi qiellin e Kosovës për të turbulluar situatën politike, në prag të vendimeve historike që mund t’ia ndryshojnë kursin disa zhvillimeve që mund të jenë të disfavorshme për vetë Kosovën.

Ramush Hardinaj nuk është një emër i thjeshtë. Ai është emblemë e një krenarie që u kunorëzua me shumë sakrifica në shumë beteja të UÇK-së, të cilat, pa prejashtime kan lavdinë e tyre qē do të jetojnë sa të ketë jetë në tokë, bashkë me lavdinë do të jetojnë edhe Heronjët e kësaj lufte, Adem dhe Hamëz Jashari. Luan e Shkëlzen Haradinaj, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, Abeja,Agimi e Sali Qeku e mijëra heronjë e dëshmorë tjerë të Kosovës tonë.
Por, lavdia ka edhe Heronjët e gjallë, të cilët me rrëfimet e tyre na mësuan edhe më për së afërmi betejat e lavdishme, betejat mitike, beteja që kur i dëgjonim nga ish luftëtarët tanë na dukeshin si beteja e 300 spartanëve nga historia e lashtë.

Lufta e UÇK-së ishte më shumë se heroizëm, epike, jo ndoshta nga përmasat e tyre por nga matematika e numrave dhe armëve të përdorura. Të gjitha ato kanë dicka nga lufta epike e 300 iliro spartanëve kundër dhjetëra mijëra persve në lashtësi.
Kjo luftë për çlirim ka dicka hyjnore dhe të pashkrueshme me fjalë në letër.

Epike, me përmasa të padëgjuara më parë dhe jashtë cdo strategjie që ka mundur të bëjë dikush deri sot, ishte edhe lufta e Komandantit të Dukagjinit, Ramush Haradinaj.

Cilindo rrëfim ta dëgjosh, nga cili do luftëtar i atyre betejave do të mësosh një të vërtetë tē madhe, luftën titanike, të lavdishme të djemve e vajzave tē udhëhequr nga Ramush Hardinaj kundër mijëra trupave, te armatosura me armet më moderne te kohës dhe aviacion serbe.
Ramushin nuk e ndali as rënia e dy vëllezërve në frontet e luftës Gjeneralëve Shkëlzendhe Luan Haradinaj, e as vështirësitë tjera, ai vazhdoi deri në liri.
Kam dëgjuar shum rrëfime nga ato beteja në Dukagjin, jo strategji po rrëfime që nga Gjeneralët e Lavdisë e deri te ushtarët që ndoshta edhe nuk njihen mes vete por kan një të përbashkët: turpërimin e Armatës Jugosllave dhe fitoren e spartanëve të UÇK-së.
Ramushi, doli fitimtar nga lufta për liri, por nuk e ndali luftën për zhvillimin e Kosovës së lirë. Duke parë ndasitë e mëdha politike pas lufte ai u kyq në jetën politike duke bërë koalicion me ish Presidentin Ibrahim Rugova dhe duke i dhënë kështu Kosovës edhe shembullin se mbi dallimet e cfardo forme qofshin ato, Kosova është e para.
Puna e tij si Kryeministër u ndërpre pas 100 ditëve nga ana e Tribunalit të Hagës nga ku doli fitimtar.
Haradinaj edhe njëher, për të dytēn herë u përball me Hagën por prap doli fitimtar duke rrëzuar akuzat e Serbisë fashiste dhe këlyshve të tyre kundër luftës së UÇK-së.

Ramushit dhe shumë luftëtarëve tjerë as Haga e askush nuk mund të ju marr asnjëher shkelqimin e luftës për liri. Ata jan vetë liria që ne sot e përjetojmë.
Akuza e djeshma nga ana e Gjykatës Speciale, tregoi edhe njëher se gabimet e disa politikanëve kosovar do të vazhdojnë ti kushtojnë Kosovës në rrugën e saj për zhvillim.
Dorëheqja si kryeministër, tregoi se Ramush Haradinaj vazhdon që edhe më tej tē ruaj nderin dhe moralin si luftëtar dhe burrështetas i vërtetë i Kosovës.
Taksa ndaj mallrave serbe, krijimi i ushtrisë, rritja e zhvillimit ekonomik jan vetëm disa nga të arriturat e punës gati dy vjeqare të Kryeministrit Haradinaj deri dje.
Ai tregoi edhe njëher se Kosova është mbi gjithçka.

Personalisht, mendoj se tani Kosova dhe shqiptarët në përgjithësi kan ardhur në një moment tjetër politik. Është momenti që shqiptarët ti kthehen plafotmës së patriotëve të mëdhenjë tē historisë sonë kombëtare, kurse shembullin e ecjes më tutje të kombit ta kërkojm tek njëri ndër ideologët kryesorë të çlirimit dhe bashkimi kombëtar të shqiptarëve, Hasan Prishtina, i cili tërë jetën e tij e kishte lidhur me fatin e kombit e Atdheut.

Përballja me drejtësinë nuk është kurrfarë risie për Ramush Hardinaj, për arsye se ai këtë e ka provuar në disa raste, por ajo që është për t’i habitur edhe ekspertët e jurisprudencës është fakti se si është e mundur që pikërisht Ramush Haradinaj ishte ndër politikanët e rrallë të Kosovës që i sfidoi të gjitha filtrate e drejtësisë ndërkombëtare, të ftohet sërish nga një Gjykatë Speciale, e cila gjoja qenka më drejtësi kërkuese se sa gjykatat parendëse, në të cilat Ramushi u shpall i pafajshëm.
Tani kur sërish ftohet në Hagë, Ramush Haradinaj, por në cilësinë e të ‘dyshuarit’ askush nuk beson se ky është një gjykim thjeshtë kundër një personi. Metodologjia mbi të cilën bazohet puna e kësaj Gjykate, lë për të kuptuar, nën rreshta, se ajo megjithatë nuk është imune nga forca të jashtme të cilat janë të interesuara ta shantazhojnë pikërisht këtë faze të proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova. Nëse dikush ishte pengesë që të mos ndodhin disa zhvillime degarduese në Kosovë, ishte pikërisht Ramush Haradinaj, dhe kjo si duket dikujt nuk i konvenoi, andaj edhe u kërkua eliminimi i tij si shef i ekzekutivit të Kosovës.
Ka të ngjarë që Ramushi sërish të shpallet i pafajshëm, por efekti që dëshirohet të arrihet me elminimin e tij politik, është kauzë e atyre që duan të kryejnë punë në këtë fazë pa të. Dhe kjo është shumë e rëndësishme, duke i marrë parasysh edhe disonancat e qëndrimeve politike që u shfaqën muajve të fundit rreth vendimit për vendosjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe, ku Ramush Haradinaj ishte gati i vetëm kundër të gjithëve, brenda e jashtë Kosovës.
Pengesa e quajtur Ramush Haradinaj tash e tutje nuk ekziston dhe mbetet të presim se çka do të sjell e nesërmja pa Ramushin në krye të Qeverisë së Kosovës.
Por, armiqtë e shtetit të Kosovës kanë harruar se edhe pas Ramushit, çdo shqiptar i ndërgjegjshëm është pengesë për realizimin e skenarëve ogurzezë për Kosovën. Këtë e ka dëshmua edhe historia, sidomos periudha pas eliminimit fizik të Hasan Prishtinës, kur vetëdija politike kombëtare e shqiptarëve u zgjua edhe më tepër, në saje të ndikimit të fuqishëm që kishte lënë kjo figure e madhe kombëtare në brezat e mëvonshëm.

20 korrik 2019, Prishtinë

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img