26,12,2024

GUXO e do MSH-në, Meta: Shëndetësia me problemet që ka sa më parë e lypë të zotin e shtëpisë

Must Read


Gjendja e shëndetësisë kosovare vazhdon të jetë e rëndë. Në raportime të përditshme të mediave në mënyrë të vazhdueshme shpërfaqen problemet me të cilat përballet ky dikaster, përfshirë edhe mungesën e sapunëve dhe çarçafëve nëpër klinika të ndryshme të Qendrës Klinike Universitare të Republikës së Kosovës.
Pavarësisht këtyre problemeve dhe mungesave elementare, që nga tetori i këtij viti kur Rifat Latifi dha dorëheqje nga pozita e ministrit, Ministria e Shëndetësisë është duke u drejtuar nga Dafina Gexha si ushtruese e detyrës.
Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Burim Meta, i cili është edhe anëtar i Komisionit për Shëndetësi në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se çështja e emërimit të ministrit do të duhej të zgjidhej me urgjencë.

Meta ka thënë se brenda partisë GUXO ende s’është diskutuar për një çështje të tillë, derisa thotë se Donika Gërvalla dhe Faton Peci do të duhej të merreshin me këtë problematikë.

Ai thotë se bazuar në problemet që ka shëndetësia kosovare, ministri i ri do të duhej të emërohej qysh sot.

“Nuk jemi në diskutime. Dy kryetarët e partisë GUXO s’kanë diskutuar për këtë punë. Mendoj që është dashur ta diskutojnë, meqë GUXO ka potenciale për ta udhëheqë atë dikaster. Shëndetësia kosovare me problemet që ka sa më parë e lypë të zotin e shtëpisë me qenë prezent aty. Që sot e kërkon me qenë prezent aty”, ka thënë Meta për Express.

I pyetur nëse ka ambicie për të marrë një pozitë të tillë meqë edhe vetë është mjek me profesion, Meta ka thënë se “është i kënaqur me pozitën e deputetit”.

“Jo, jo , unë s’kam pretendime të tilla”, ka thënë ai për Express.

Ndërkohë ka thënë se brenda partisë GUXO ka emra të cilët do të mund ta udhëhiqnin Ministrinë e Shëndetësisë më mirë se kushdo tjetër.

“Brenda partisë GUXO ka emra tjerë që mujnë me e çu këtë dikaster më mirë se kushdo tjetër”, ka përfunduar Meta.

Burim Meta, Deputet në Kuvendin e Kosovës, GP- Lëvizja Vetëvendosje
Kryeministri Kurti gjatë fushatës zgjedhore kishte premtuar se do të merrej me problemet e brendshme në Kosovë, megjithatë ka disa muaj që dialogu me Serbinë ia ka marrë plotësisht fokusin edhe përkundër faktit se nuk e shihte në asnjë formë si top prioritet të tij.

Ndërkohë as presidentja e vendit Vjosa Osmani s’është dëgjuar ta ngrit zërin për punën e mosemërimit të ministrit të një prej ministrive me të ndjeshme. E para e vendit në një deklaratë të mëhershme kishte kritikuar Qeverinë e Kosovës për buxhetin që kishte ndarë për shëndetësi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img