20,11,2024

Gruveski shpall zyrtarisht fitoren: Tash pason procesi i formimit të qeverisë (Video)

Must Read

“Maqedonia mbajti zgjedhje fer, demokratike dhe kredibile. I uroj të gjithë qytetarët që votuan në këtë zgjedhje, vecanerisht ata që votuan për VMRO-DPMNE”, ka thënë Gruevski.

“Nga 88.61 për qind e votave të numëruara, 434.051 vota janë për VMRO-DPMNE, kurse 415.258 për LSDM-në dhe kështu VMRO-DPMNE është fituese e këtyre zgjedhjeve në Maqedoni. Sot ka fituar koalicioni ynë, sot ka fituar edhe Republika e Maqedonisë”, ka thënë Gruevski, transmeton lajmi.net.

Këto, tha ai, janë zgjedhjet e 10-ta që rresht i fiton VMRO-DMPNE dhe është hera e 10 që qytetarët e Maqedonisë votojnë për VMRO-DMPNE.

“Tash pason procesi i formimit të koalicionit dhe të qeverisë. Kriza duhet të përfundojë dhe Maqedonia duhet të ecë përpara”, ka thënë ai. /Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img