29,12,2024

Grusht Shteti  dhe pasojat e mundshme globale…

Must Read

Ardian Sejdiu

Përtej parashikimeve, tentativa për “grusht shteti” kundra qeverisë Turke, gjegjësisht kundra presidentit Tajip Rexhep Erdogan nga qarqe të ndryshme brenda dhe jasht Turiqisë, nxori në pah opinione të ndryshme dhe opsione skajshmërisht kundërthënëse.

Involvoi në skenë; diplomatë, gazetarë, shkrimtarë, analistë, publicistë, të ftuar e të pa ftuar, secili si mbas perceptimeve personale, madje edhe ata me pikëpamje turkofobe, komentuan aq “ bukur” sa që, gati na binden t’i bashkëngjitemi karvanit dhe projektit të “ madh” puçistë.

E çfarë do kishim fituar neve si shqiptarë, këtë nuk n’a i thanë analistët largpamës..?

Ndryshe, sa ka qenë e drejtë tentativa për grusht shteti, përgjigjen e saktë e mësuam botërisht nga populli turk. Ndërsa, sa ka qenë e drejtë ndërkombëtarisht, po ashtu e mësuam nga reagimet – edhe pse të vonuara- që erdhën nga shtetet më demokratike të botës, të cilat hapur mbështetën qeverinë dhe popullin turk, si kundërpërgjigjeje ndaj komplotistëve . Por, sa ka pas volum rrezikshmërie globale tentativa për grusht shtet ( në qoftë se ishte realizuar), këtë do të duhej t’a analizojnë dhe t’a thonë diplomatët në detyrë dhe analistet profesional, dhe kurrsesi ata që kanë influencë dhe dozë turko-fobe. Në horizontet politike dhe nga këndvështrime multidimensionale vërehet një predisponim negativ ndaj presidentit Turk; linçime e etiketime nga më të ndryshmet, madje të përafërta me propagandën e famshme e cila e përgatiti terrenin për rrëzimin e presidentit Irakian Sadam Husein dhe invadimin e Irakut, e që koha po e dëshmon gabimin e pariparueshëm të megapolitikave ndërkombëtare…

Rrëzimi i Sadam Husein, edhe pse ishte e paimagjinueshme për akterët në terren, hapi shtigje të reja për të dalë në horizont organizata të rrezikshme të cilat do ta ndryshojnë rendin publikë, jo vetëm në vendet e origjinës por edhe në tërë botën.

Qendrat e politikbërjes botërore nuk guxojnë të lejojnë me Turqinë lojëra të ngjashme me ato të Lindjes së Mesme, ndryshe organizatat terroriste do ta pushtojnë botën (së paku nuk do ketë qetësi në asnjë vend të botës).

Sigurisht,, poqë se situata do eskalonte si rezultat i puçistëve dhe objektivave të tyre, rrjedhat politike brenda dhe jashtë Turqisë do ndryshonin duke implikuar akterë të ndryshëm nga pikëpamja dhe synimi dhe duke diktuar situata konfuze në damë të paqes dhe rendit botërore. Stabiliteti politikë dhe e tërë skena politike turke i kontribuon politikave globale sidomos në kohën e sfidave ideopolitike. Përtej simpatisë/antipatisë së mundshme ndaj presidentit Erdogan dhe popullit turk, e vërteta duhet të thuhet e të mbrohet me të gjitha mjetet diplomatike e demokratike. Turqia, gjeografikisht është në pozitë perfekte kontinentale, me korridore ndërlidhëse detare e tokësore, gjë që destabilizimi i rendit politikë e kushtetues atje, mund të shndërrohet në fenomen rrezikshmërie për Evropën dhe botën në përgjithësi. Turqia, deri më tani, ka qenë digë dhe grusht i fortë kundra çdo lëvizje ideo-politike që ka derivuar nga bota primitive arabe ( jo nga bota e civilizuar që janë shumicë) dhe ka pasur destinacion Ballkanin dhe Evropën në përgjithësi. Është fakt i qëndrueshëm se po të ishte Turqia e hapur dhe pro rrymave ideologjike me karakter politik, sigurisht se Evropa dhe Ballkani do të ishin shndërruar në arena përleshjeje të pafundshme. Çdo destabilitet politik brenda Turqisë, për kohën dhe rrethanat gjeo-politike do shkon në favor të politikave ruse ndaj Ballkanit në përgjithësi e shqiptarëve në veçanti. Serbia e Greqia dhe aleatët e tyre anti-shqiptarë do ta shfrytëzojnë çdo element dhe opsion në dëm të shqiptarëve.

Çdo lëvizje politike e fetare që do kishte lindur në Turqi ( pas rrëzimit të qeverisë aktuale), me shpejtësi marramendëse do kishte gjetur përkrahës në të gjitha vendet e botës, kjo për shkak të kompleksivitetit historik, etnologjik dhe politik.

Turqia është pengesa kryesore e politikave-tentativave të mëdha globale që vijnë nga Teherani dhe kanë në target botën Islame në përgjithësi, e Amerikën dhe Evropën në veçanti. Pavarësisht organizimin e brendshëm institucional brenda Turqisë, është populli turk ai i cili vendosë për rrëzimin apo mbështetjen e qeverisë; por, ajo çfarë është në interes të përgjithshëm, është luftimi i terrorizmit global nga ana e qeverisë aktuale. Gjithashtu, roli konstruktiv i shtetit Turk dhe politikat efektive për emigracionin si rezultat i situatës kaotike në Lindje të Mesme është në favor të rendit botërorë. Prandaj, ata të cilët në një formë apo tjetër, dëshirojnë trazira në Turqi, le të përgatiten për pasoja të mëdha globale të paparashikueshme dhe të papërballueshme…
18.07.2016, Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img