10,01,2026

Grupi terrorist nga Serbia planifikonte kidnapimin e kryeministrit Gjukanoviq

Must Read
Bratislav Bata Dikiq

“Ekzistojnë dyshime të bazuara se nga fillimi i tetorit në Serbi dhe Mal të Zi është formuar organizatë kriminale me qëllim të ndikimit mbi pushtetin ligjdhënës dhe ekzekutiv në Mal të Zi. Dyshohet se plani i kësaj organizate ka qenë që në kohën e shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve parlamentare, me përdorim të armëve t’i sulmojnë qytetarët e tubuar para Kuvendit të Malit të Zi dhe nëpunësit e Drejtorisë së Policisë, e pastaj të pushtojnë hapësirat e Kuvendit, me qëllim që të shpallin fitoren zgjedhore të partive të caktuara politike”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë që e transmetoi Radio-televizioni shtetëror.

Gjithashtu, thuhet më tej në komunikatë, “dyshohet se plani i organizatës kriminale ka qenë privimi nga liria i kryeministrit të Malit të Zi”.

Sipas Prokurorisë, organizatori i grupit, ish-drejtori i Xhandarmerisë serbe Branisllav Dikiq, të shtunën herët në mëngjes ka ardhur në Mal të Zi me qëllim të realizimit të mëtejshëm të planit kriminal dhe komandimit me personat e armatosur me qëllim të pushtimit të Kuvendit dhe institucioneve tjera shtetërore. /Lajmi.net/

Prokuroria i merr në pyetje të dyshuarit serb për terrorizëm në Malin e Zi

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img