16,05,2024

Gruaja Demokratike: Kultura e botës e mangët pa kulturën tonë

Must Read

Justina Shiroka-Pula kryetare e Gruas Demokratike ka organizuar një aktivitet kulturor me moton “Kultura e botës e mangët pa kulturën tonē”.
Në këtë aktivitet morën pjesë udhëheqëse dhe aktiviste të këtij forumi nga të gjitha komunat e Kosovës.
Këtë tubim e ka përshëndetur edhe Kryetari I Komisionit për Punë të Jashtme,deputeti Elmi Reçica

“Përpjekjet dhe angazhimet tona për anëtarësim në UNESCO janë të pa shmangshme, vullnetin e popullit tonë dhe atë ndërkombëtar nuk do të mund të pengoj asgjë. Trashëgimia jonë kulturore, materiale e shpirtërore është vetë identiteti ynë i mbajtur gjallë me sakrificë të madhe, andaj përfshirja e Kosovës në UNESCO e plotëson trashëgiminë kulturore botërore, gjithsesi jo vetëm në fushën e kulturës, kur dihet se UNESCO është organizatë e cila merret edhe me arsim, edukim dhe shkencë. Diplomacia parlamentare dhe diplomacia kulturore do të jenë në shërbim të krijimit të imazhit të mirë për vendin tonë dhe në përkrahje të realizimit të politikës sonë të jashtme, përmes shkëmbimit të ideve, vlerave, traditave dhe aspekteve tjera kulturore në mes popujve e shteteve tona, si dhe lobimin për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO si shteti i 196-të” ka thënë Reçica me këtë rast.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img