26,12,2024

Grevat e punëtorëve në KRM “Pastërtia”, reagon Komuna e Ferizajt

Must Read

Pas fillimit të grevave të punëtorëve në ndërmarrjen publike KRM “Pastërtia” , komuna e Ferizajt ka dal me një sqarim.

Në këtë sqarim të komunës kjo grevë quhet e paligjshme, politike dhe e dëmahme për shëndetin publik.

Punëtorët e kësaj dërmarrje, nën organizimin e sindikatës sot nuk kan dalë fare në teren për të grumbulluar mbeturinat.

Ky është reagimi i plotë i Komunës së Ferizajt

SQARIM – Në lidhje me grevën e paligjshme, politike e rrezikuese të shëndetit publik nga punonjësit e KRM “Pastërtia”

Mëngjesin e sotëm, jemi njoftuar nga menaxhmenti i KRM “Pastërtia” se punonjësit e pastrimit, kanë hyrë në grevë nën organizimin e sindikatës “Qëndresa”, duke lënë kështu pa pastruar, përkatësisht grumbulluar mbeturinat në të gjitha hapësirat publike në territorin e Ferizajt.

Komuna e Ferizajt, duke qenë se ka marrëveshje për grumbullimin e mbeturinave me Kompaninë “Pastërtia”, ka paraqitur një njoftim ndaj Bordit të kësaj kompanie, me kërkesën që në afat 1 ditor të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme, ashtu që të përmbushet obligimi kontraktual që ka Komuna me këtë kompani, duke bërë grumbullimin e mbeturinave, në të kundërtën jemi të detyruar që të shkëpusim marrëveshjen, duke hapur garën për kompani të tjera publike e private, , që do të merrnin përsipër obligimin e grumbullimit të mbeturinave në territorin e Ferizajt.

Sa më sipër, ky organizim i ashtuquajtur sindikal, konkretizuar me grevë të punonjësve të KRM “Pastërtia” është e paligjshme, e paparalajmëruar pranë institucionit përkatës, e motivuar dhe me qëllime politike, rrjedhimisht në dëm të shëndetit publik për fushën e ndjeshme që mbulon, ashtu siç parasheh edhe legjislacioni në fuqi që rregullon organizimin e grevës përkatëissht, mbrojtjen e shëndetit publik

Duke qenë kështu, edhe në pikëpamje të kërkesave të punonjësve në grevë, shihet qartë motivi politik dhe baza e paqëndrueshme për të bojkotuar punën.

KRM “Pastërtia”, për kërkesën e parë, rritjen e pagës së punonjësve, ka bërë rritjen e pagave të punonjësve në muajin qershor, duke shkuar në limitet e mundësive të saja financiare buxhetore, pra duke rritur ndjeshëm pagat e punonjësve.

Sa i përket kërkesës së dytë, pagesës së trustit pensional të punonjësve, nga njoftimet që kemi nga menaxhmenti i KRM “Pastërtia”, të gjitha obligimet ndaj Trustit për punonjësit janë të deklaruara, ekziston marrëveshja e lidhur mes kësaj të fundit dhe Administratës Tatimore të Kosovës, ku tash e 5 muaj, sipas radhës po bëhen pagesat e trustit pensional për punonjësit e pastrimit të kësaj kompanie.

Kërkesë tjetër e dalë nga greva është edhe sigurimi shëndetësor për punonjësit, por që si e tillë është fushë që nuk mbulohet nga niveli komunal por ai qendror e që në mënyrë alternative, kjo mund të bëhet në mënyrë private nga menaxhmenti i kompanisë për punonjësit e saj, pra nuk është në mundësitë as ligjore, as buxhetore as si fushë e kompetencës komunale, sigurimi shëndetësor.

Po kështu, edhe kërkesa që deponia në fshatin Gërlicë të jetë i vetmi vendgrumbullim i mbeturinave, nuk është në vendimmarrjen e organeve komunale, por që si e tillë, deponitë e mbeturinave, caktohen, menaxhohen dhe vendosen nga Kompania e Menaxhimit të Deponive të Mbeturinave në nivel të gjithë Kosovës, e jo në nivelin komunal.

Të gjitha më lartë, paraqesin një fakt, që kjo grevë, përveç e paligjshme, është manipuluese e me kërkesa të paqarta, të paorientuara në bazë të kompetencave komunale, që i jep të drejtë dyshimeve për motivin politik të ftuesve e të drejtuesve të grevës, të cilët po ashtu do të dhe duhet të mbahen përgjegjës për rrezikimin e shëndetit publik të qytetarëve, si pasojë e grevës së paligjshme, duke mos bërë grumbullimin e mbeturinave në territorin e Ferizajt, si rrjedhojë kjo edhe e marrëveshjes që ka Komuna e Ferizajt me KRM “Pastërtia”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img