13,11,2025

Greva në arsim duket në horizont

Must Read

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka paralajmëruar greva në arsim në fillim të muajit tetor. Nëse dialogu me Qeverinë nuk jep rezultat për realizimin e kërkesave të adresuara nga mësimdhënësit, sipas krerëve të Sindikatës greva do të fillojë me bojkotimin e disa orëve mësimore, për t’u zgjeruar më pas në grevë të përgjithshme.

SBASHK-u është deklaruar se çështja e njohjes së kontributit të mësimdhënësve në vitet 1989-99 nuk mund të mbetet peng i buxhetit të shtetit.

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë për “Zërin” se Sindikata kërkon nga Qeveria që Projektligjin për njohje të kontributit të mësimdhënësve në vitet 1989-99 ta shndërrojë në ligj. “Qeveria nuk e ka dërguar në Kuvend ende këtë projektligj”, thotë Jasharaj duke përmendur se arsyetimi i Qeverisë për mosecjen përpara të këtij projektligji është se ka kosto të madhe financiare.

Por Jasharaj thotë se të gjithë këta mësimdhënës nuk dalin përnjëherë në pension. Prandaj, ai hedh poshtë mundësitë e implikimit buxhetor. Sipas tij, Qeveria e ka për obligim të sigurojë buxhet sepse mësimdhënësit në këtë periudhë dhjetëvjeçare kanë punuar në kushte të rënda okupimi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img