28,08,2025

Greqia nuk e pranon se ekziston ‘çështja çame’

Must Read

Përmes një deklarate, Ministria e Jashtme greke sqaron se në marrëdhëniet dhe çështjet e hapura mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk përfshihet asnjë çështje çame.

“Greqia nuk diskuton për “çamët” dhe as negocion me palët e treta. Ministria e Jashtme ndihet e detyruar për të hedhur edhe njëherë poshtë pretendime nga palët që argumentojnë diçka të tillë.

Në realitet, Greqia i ka propozuar Shqipërisë disa çështje të hapura mes dy vendeve. Këto çështje nuk përfshijnë “çamët”.

Pala shqiptare u interesua për të. Pala greke nuk e pranoi. Lidhur me këtë, Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë i dërgoi për negocim një propozim palës shqiptare, kjo është referenca e vetme për çështjen çame në paragrafin e dytë të nenit B.2, që vihet në dukje se çështja çame nuk mund të negociohet”, thuhet në komunikatën zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Greqisë.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img