12,06,2025

Greqi: Grabitet familja shqiptare, vritet gruaja

Must Read

Në rrethana që ende nuk dihen, situata ka precipituar në përleshje fizike mes kryefamiljarit 53-vjeçar dhe grabitësve, të cilët nuk kanë ngurruar të përdorin armët.

Si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën në vend bashkëshortja e tij 50-vjeçare, ndërsa dy grabitësit janë larguar me shpejtësi nga banesa, por me gjithë aktivizimin e forcave të shumta të policisë, nuk u bë i mundur arrestimi i tyre.

Autoritetet kanë gjetur në banesë dy fëmijët e çiftit,18 dhe 28 vjeç, të cilët u thanë agjentëve se grabitësit, me shumë gjasa, ishin shqiptarë.

Ata kërkuan para’ dhe duket se kishin dijeni për situatën e mirë ekonomike të familjes shqiptare, shkruan Top Channel.

Burime policore thanë se po hetojnë ngjarjen. Dyshimet e para bien mbi të njohur të familjes, si dhe në rrethin profesional të viktimave.

Ekspertë të mjekësisë ligjore po kryejnë autopsinë në banesë, për të gjetur gjurmë ADN-je të grabitësve, ndërsa dritë mbi shkaqet e ngjarjes pritet të hedhë dëshmia e kryefamiljarit, i cili është dërguar në gjendje kritike për jetën në spitalin “Atikon” të kryeqytetit helen.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ndahet nga jeta veterani i arsimit, profesor Azem Llabjani

Ferizaj, 8 qershor 2025 — Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të profesorit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img